Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » SHQIPTARI dhe FAJKOI. Nje binom ose simbioze e Nenes Natyre !

SHQIPTARI dhe FAJKOI. Nje binom ose simbioze e Nenes Natyre !

SHQIPTARI dhe FAJKOI.

Nje binom ose simbioze e shkelqyer e Nenes Natyre !

Fajkoi perfaqeson shpendin me te zgjuar nga te gjithe. Rezistent dhe i adaptueshem ne cdo lloj klime (pervec arktikut). Hijerende, impresionues, kur eshte i zbutur kthehet ne mikun me te besuar te padronit te tij (njeriut) duke i siguruar edhe ushqim nepermjet gjuetise. Eshte grabitqari me i sofistikuar dhe gjallesa me e shpejte ne planet duke arritur shpejtesine e rrufeshme prej 320km/h etj.

Popuj te ndryshem nomade si Mongolet, Ujguret (Kine), Kozaket (Rusi-Kazakistan), Beduinet e shkretetirave arabe dhe shume popuj te tjere te lashte i perdornin dhe i perdorin akoma per gjueti. Popujt Maja, Azteket, Tolteket, Olmeket (Amerika qendrore) e hymnizuan Fajkoin njesoj si perendine Jaguar.

Ne Egjiptin e lashte, Fajkoi perfaqesonte “Horus” – Perendine e qiellit dhe mbreterimit ose pushtetit qiellor te faraoneve.

Ne Europe, Fajkoi ishte krenaria e feudaleve te medhenj e te pasur dhe gjallesa me e kerkuar nga Mbreterit me te fuqishem ne Angli, France, Spanje etj. Per Arberit, Fajkoi gezonte atributet e Shqiponjes sepse adhurohej e cmohej jashte mase sidomos nga Aristokracia e pasur Arbnore me ne krye Hyjnorin Gjergj Kastrioti.”

Ai na jepet ne shume burime historike te kohes ku na percillen detajet e ndryshme ne lidhje me dhuratat e vecanta qe i bente Papes dhe Alfonsit te Napolit. Hyjnori Gjergj Kastrioti i shoqeronte dhuratat e cmuara duke derguar edhe”Cifte me Fajkoj“. Ata ishin zbutur ose zene nga gjuetaret Arber ne vargmalet e Skenderbeut :

  • Kurbin
  • Kruje
  • Tirane
  • Mat
  • Malet e larta te Dibres

Fajkoi simbolizonte lirine e pakufishme, fuqine, pushtetin, madheshtine dhe nje ndjenje te larte krenarie.

P.S; Piktura ne foto paraqet nje Luftetar Shqiptar te fillim shek.XIX-te. Gjuetar dhe stervites i Fajkoit i cili ishte pjesetar i gardes Shqiptare te Sulltanit te Egjiptit “Mehmet Aliu i Madh“. Ai ishte i lindur ne Kavalla te Greqise por me origjine nga Kolonja. binom ose simbioze natyre shqiptari

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni