U trashegofsh! Me vjen keq qe nuk e jetuam bashke ate enderr.
Home » Historia ime » “U trashegofsh”! Me vjen keq qe nuk e jetuam bashke ate enderr.

“U trashegofsh”! Me vjen keq qe nuk e jetuam bashke ate enderr.

“U trashegofsh zemra ime”! Me vjen keq qe nuk e jetuam bashke ate enderr.

U trashegofsh! Me vjen keq qe nuk e jetuam bashke ate enderr.

Mbase duhet te luftojme per te mbajtur prane vetes ate qe duam. E nderkohe qe vendosim te marrim pak fryme, do e humbim. Fatkeqesisht do e humbim pergjithmone. Edhe une ndjej keqardhje tani. Jo per ate qe nuk me perket me mua, por per veten…..

Me vjen keq qe jetoj e rrethuar me njerez te gabuar. As qe e ve ne dyshim se te tille jane. Dashuria supozohet te jete nje ndjenje e sinqerte. Nderkohe qe ka grindje, supozohet qe marredhenia te forcohet. Por jo…. Ne fakt duhet te bind veten se askush nuk me perket mua, sikur asnjehere nuk ka bere.

Kjo me ben te ndihem me keq se kurre. Nese une dhe ai enderronim per nje te ardhme bashke, PSE duhej te ndaheshim?!!! A mundet te harrohet nje dashuri e vertete kaq lehte? A mund te pluhroset me heshtje nje zemer qe rreh per te? Une nuk e bej dot….

Zemra ime rreh per te ashtu sic diten e pare. Ndihem keq qe asgje nuk mbeti e njejte. Te pakten dicka do e kujtoj, te desha shume.. Edhe e them me bindje se edhe ti me doje po AQ sa une ty. Se di…..

Sot mu desh te te uroja fejesen… E me e keqja, me miken time. Pas disa kohesh do jem ne dasmen tende. Do jem perballe teje duke ndjere edhe nje here frymen tende teksa e ben zemren time te rrahe me fort. Do te admiroj per guximin qe ke. E nese do mundem te te uroj do e admiroj edhe veten..

Nuk do jete e lehte por, do ja dal…..

E di cfare? Une shpresoja qe do kishte perseri une & ti. Shpresoja… Jo me. ?

Me fal! Me fal qe nuk mundem mos te dua. Por une nuk do te mund te fali kurre. Sepse meshkujt nuk jane si ti. “U trashegofsh zemra ime”! Me vjen keq qe nuk e jetuam bashke ate enderr. E enderruam shume kohe bashke. Fleten e katallogut, bashke me foton e vellos jane perseri ne sertarin tim. Edhe “Ayla” & “Rey” presin te jene vogelushet tane. Mbase do i kem…….. Por ty nuk do te kem asnjehere.

Ne diten e dasmes tende do jem aty. Dhe ate dite do me mungosh me shume se asnjehere. ?

Pastaj do te largohem ?…. Jo vetem nga ti, por edhe nga deshira per te ndjere aromen e nje mashkulli prane meje. Faleminderit qe brengose ne trishtim tere ndjenjat e mia. Uroj qe te dashurohesh AQ sa di ti te dashurosh!

U trashegofsh! Me vjen keq qe nuk e jetuam bashke ate enderr.

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    February 2017
    M T W T F S S
    « Jan   Mar »
     12345
    6789101112
    13141516171819
    20212223242526
    2728