Sallate spanjolle e shijshme. Receta gatimi tradicionale.
January 20, 2017
Sallate spanjolle e shijshme. Receta gatimi tradicionale.
Perberesit :
1 tufe mesatare sallate jeshile
3 veze te ziera
2 qepe te njoma
2-3 salcice te pjekura
50 gram proshute e tymosur
pak vaj ulliri
kripe
uthull (sipas deshires)
Pergatitja :
Si fillim futni ne furre salcicet dhe proshuten. (Pa vaj. Lerini per 3-4 minuta te piqen.)
Ndajeni sallaten me dore ne copa te vogla. (Nese perdorni thiken do lengezoje.)
Ndajini qepet ne copa mesatare per sallate.
Vendosni ne nje ene qelqi.
Siper saj hidhni qepen.
Ndani vezet e ziera ne kube dhe hidheni gjithashtu aty.
Salcicen dhe proshuten ndajeni ne copa jo te vogla.
Perziejini te gjitha sebashku. Hidhni edh ekripen e vajine ullirit.
Kjo lloj sallate shoqerohet me sos.
Perberesit per salcen :
1 filxhan caji majoneze
3-4 luge ketch-up
1 luge mustarde
pak rigon
pak piper
1 luge vaj ulliri.
Pergatitja :
Mjafton te perzieni te gjithe perberesit ne nje ene. Masen e pergatitur vendoseni ne nje kupe salce. Sipas deshires i hidhet siper sallates ose ne qoshe te pjates.