Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip 2
Home » Si Behet » Teknologji » Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip

Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip

Cfare eshte ping. Si behet ping ?

(Windows Xp & 7). Tutoriale shqip

Mund te keni degjuar shume here fjalen PING. Kjo fjale perdoret normalisht nga ata qe ia kane idene se cfare eshte. Por, perse te mos e mesoni edhe ju qe nuk e dini. Ne teori shpjegimi eshte :

Komanda e protokollit te IP-ve qe tregon nese merr ose jo paketa, quhet ping.

Ta shpjegojme pak me fjale te thjeshta. Kur ne vizitojme nje faqe, psh www.sibehet.com. Ne momentin qe ne shtypim ENTER, dergojme nje kerkese ne serverin ku kjo faqe ruhet. Serveri nga ana e tij merr kerkesen dhe e perpunon. Na kthen pergjigje duke na lejuar qe te hapet faqja ne ekranin tone.

Koha qe duhet per tu hapur faqja ne kompjuter, eshte ajo qe ne quajme PING. Domethene rruga qe ben pergjigjja e serverit ndaj kerkeses sone. Kjo normalisht qe matet edhe me kohe, dhe me saktesisht matet me milisekonda.

Tani le te fillojme proceduren fillimisht me Windows XP. Ketij sistemi operativ i jane ndaluar perditesimet (updates) nga kompania MicroSoft tashme. Por ngaqe akoma ka fanse te ketij sistemi operativ, po ju tregojme rrugen se si te veproni.

Menyra e pare eshte te shkojme te butoni START. Ne menune qe shfaqet gjeni komanden RUN. Pas kesaj komande nje dritare e re do hapet. Shkruani fjalen CMD. Eshte shkurtimi i fjaleve Command Prompt. Shtypni Ok ose Enter ne tastiere. Keshtu do hapet Command Prompt.

Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip 2

 

 

Menyra tjeter eshte qe command prompt te hapet direkt. Rruga qe duhet te ndiqni:
1) Start
2) Accesories
3) Command Prompt

Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip 1

Te Command Propt shkruani : ping google.com -t . Kjo komande “pingon” (dergon kerkese) te google.com. Pergjigjja qe vjen nga kjo kerkese qe ne bejme eshte koha qe ne bejme te shkojme deri ne server kryesor per te marre informacionin qe duam.

Reply from = Pergjigje nga serveri ku ne kemi derguar kerkesen.
216.58.205.78 eshte adresa qe pinguam dmth google.com.
Cdo faqe interneti ka nje ip. Nese ne shfletues (browser) do klikojme ip 216.58.205.78 do shikojme qe shfletuesi (browseri) do na dergoje ne google.com
Time=60 eshte koha ne te cilem marrim pergjgijen. Me pak llafe ne shkojme te google.com per 60 milisekonda mesatarisht

Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip 4

Tani le te shikojme ku ndodhet CMD (command prompt) ne Windows 7.

Shkoni te butoni Start. Te kuadrati i kerkimit shkruani fjalen cmd. Pasi keni shkruar fjalen cmd, rezultati i kerkimit qe bete do shfaqet ne krye te dritares ku jeni.

Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip 5

Klikoni mbi fjalen cmd. Do hapet dritarja e komandave. Procedura per te pinguar eshte e njejte si ne Windows Xp.

Cfare eshte ping. Si behet ping (Windows Xp & 7). Tutoriale shqip 4

Me kete menyre ju mund te pingoni cdo lloj IP qe deshironi. Kjo do te thote se ju mund te kontrolloni edhe rrjetin (networkun) e  brendshem te shtepise suaj. Psh, ju mudn te beni ping ruterin (router-in) qe keni ne shtepi. Pergjigjia ne kohe e ruterit (router-it) tuaj, duhet te jete maksimumi 2 ms.

Dmth time=1 ms

Kjo per arsye se pajisja ndodhet lokalisht. Nese koha e pergjigjes eshte me e madhe atehere shikoni te zgjidhni problemin sepse dicka nuk shkon.

Nese keni probleme me rrjetin tuaj ju mund te na kontaktoni. Beni fotografi problemit qe keni.

Ne ju ofrojme zgjidhjen.

Nese keni problem me rrjetin wireless ne nje hotel apo restorant dhe keni nevoje per ndihme na shkruani ne adresen : [email protected] 

A e dini cfare eshte DHCP ? Mesojeni duke klikuar KETU.

Cfare eshte IP ? Mesojeni duke klikuar KETU.

 

  
        
          

Komentoni