Vaso Papaj - E deshëm atë natë ( Poezi dhe vepra letrare. ) nje rreze drite vjen
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Vaso Papaj – E deshem ate nate ( Poezi dhe vepra letrare. )

Vaso Papaj – E deshem ate nate ( Poezi dhe vepra letrare. )

Vaso Papaj – E deshem ate nate

( Poezi dhe vepra letrare. )

Vaso Papaj - E deshëm atë natë ( Poezi dhe vepra letrare. ) nje rreze drite vjen

E deshem ate nate

Një rreze drite vjen.
Një dhele ere shkon.
Ca zëra që s’janë më.
S’ka ditë që s’m’i kujton.
Një dallgë deti vjen.
Një dhimbje loti shkon.
Ca këngë me vete merr.
Dhe kurrë nuk i harron.

Qyteti i tërë që fle.
Ca ëndrra më kujton.
Gjithmonë fëmijë je mbret.
Dhe në bodrum kur rron.
Je mbret edhe pa qiell.
Kur topit pas i shkon.
Në gris dhe kanotierë.
S’ka nënë që të mallkon.

Te qoshja në rrugicë.
Nën llambën me neon.
Të parën herë e ndjemë.
Të dashurisë aromë.
E deshëm atë natë.
Që jeta desh e zboi.
Por erdhi dita prapë.
Mbi leshterik na zgjoi.

Se detin kam në gjak.
Me kripë ma ëmbëlton.
Dhe pse shkojnë vitet larg.
Ta sjell ndër mend s’është vonë.
Këtë diellin bredharak.
Që hijet m’i largon.
Shkëndi e kam n’oxhak.
Gëzim e shpresë më zgjon.

-Vaso Papaj

  
        
          

Komentoni