Bizele me suxhuk. Recete gatimi tradicionale kosovare.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Thjerreza me suxhuk. Recete gatimi tradicionale kosovare.

Thjerreza me suxhuk. Recete gatimi tradicionale kosovare.

Thjerreza me suxhuk. Recete gatimi tradicionale kosovare.

Sot duam te ju paraqesim menyren e gatimit te nje recete kosovare. Sigurishte qe tradicionalja e vjeter nuk ka kaq shume perberes, por do ju paraqes nje ide shume te mire. Si te gatuani shendetshem dhe ne menyre te shijshme thjerrezat. Ne kete rast do e kombinoni me suxhuk kosove. Ja si duhet te veproni :

Thjerreza me suxhuk. Recete gatimi tradicionale kosovare.

Perberesit :

  • 600 gram thjerreza
  • 250 gram suxhuk i tymosur
  • 3 karota
  • 1 qepe e thate
  • 2 thelpinj hudher
  • 3 luge salce domateje
  • 1 patate mesatare
  • Nje filxhan vaj ulliri
  • Nje luge kafeje kripe
  • Pak piper
  • 2 luge uthull

Pergatitja :

Si fillim :

Duhet ti lani thjerrezat me uje te vaket. Pastaj verini te ziejne vetem me uje. Ne nje tjeter tenxhere hidhni vajin e ullirit. Kur te jete ngrohur pritni hudhren dhe hidheni. Pritni sa me imet edhe qepen e shtojeni aty. Pritni derisa te kaverdiset mire. Ndani karotat ne rrathe te holle. Edhe pataten priteni ne katror supe. Por me te holle se zakonisht. Hidhini tek qepa dhe shtoni nje gote uje te nxehte. Pastaj shtoni edhe salcen e domates.

Pastaj :

Thjerrezat, kur te jene zbutur, por jo zier plotesisht fikini. Kullojini ne nje kullonjese makaronash, dhe shperlajini me uje te nxehte. Hidhini tek tenxherja qe po pergatitni masen tjeter. Ndajeni suxhukun ne pjese sipas deshires. (Une iu sugjeroj qe ta pritni ne rrathe, e pastaj rrathet ti ndani pergjysem.) Shtojeni edhe suxhukun aty. Mbulojini me uje. Kur te vaalojne shtoni kripen. (Duan 40 me 45 minuta te behen gati. Gjithsesi ju provojini para se ti fikni.Kur te jene zier shtoni uthullen ne siperfaqen e tyre).

Thjerreza me suxhuk. Recete gatimi tradicionale kosovare.

(Thjerrezat jane  je ushqim shume i mire sidomos ne dimer. Jane te shendetshme dhe te shijshme. Mjafton qe ti kombinoni me perberes qe shkojne me njeri tjetrin. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni me vajin nese zgjidhni ti gatuani me mish.)

Ju befshin mire!

  
        
          

Komentoni