Miti i metamorfozës në novelën “Kërcimtarja e Dukagjinit” të Ernest Koliqit.
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Miti i metamorfozës në novelën “Kërcimtarja e Dukagjinit” të Ernest Koliqit

Miti i metamorfozës në novelën “Kërcimtarja e Dukagjinit” të Ernest Koliqit

Miti i metamorfozës në novelën “Kërcimtarja e Dukagjinit” të Ernest Koliqit.

Miti i metamorfozës në novelën “Kërcimtarja e Dukagjinit” të Ernest Koliqit.

Në novelën “Kërcimtarja e Dukagjinit” zana është në petkun e një personazhi, personazhit të Lules. Lulja megjithëse është një vajzë shumë e bukur është edhe shumë e ngathët.

 

“Paska qenë dikur në Dukagjin një vajzë mrekullisht e hijshme. Për në dhe tonë asokohe mund të thuhej se nuk kishte m’u gjetën nji tjetër ma e bukur. Hijeshia e fytyrës dhe përsosja e të gjithë pjesëve të trupit, lente për një copë herë pa mend para saj këdo që e shiftë së pari, kryet, krye perëndeshe, duert, duer zanash, këmbët aq të  vogla e të lehta sa me t’u ba se he he po qasin fletë e po e çojnë fluturimin n’ajri. Me dy fjalë nji kryevepër natyre.

Por…

Kapriçot e nanës natyrë janë vërtetë të çuditshme. Vasha ma e bukur e dheut tonë ishte e ngathët, e trashë, turulluqe.”

 

Në sajë të zanës Lulja është:

  • E drejtë si curril uji gufues
  • E lakueshme si geni i njomë
  • E shpejtë si hije reje
  • E dridhshme si dritë në krue

Pra, uji – sythi, tokë; hije reje – dritë, qiell

Prej zanës Lulja është krijesë e qiellit dhe e tokës, vetë njerëzit që e shikojnë të kërcejë e cilësojnë kështu:

  • zanë me flatra
  • hyjneshë kërcimi
  • dritë hane në prure
  • fllad fluturues
  • lule n’erë
  • flutura e shqypnis

 

Në këtë novelë përshkrimi i zanës nis nga këmba sepse këmbët janë objekt kryesor i kërcimit. Nëpërmjet zanës Lulja arrin harmoni mes sjelljes e bukurisë. Kemi transformimin e Lules nga e ngathët në të shkathët.

Kërcimi i saj përcaktohet kështu:

  • i freskët si liria e maleve
  • i lehtë si kind flamuri që valon
  • i egër si fluturim i shqipeve
  • i përmallshëm si rrugë e harrueme

 

Kemi atmosferën e kremtimit të një prej fitoreve të Skëndërbeut. Ishin mbledhur e gjithë parija e Shqipërisë dhe përfaqësues nga Venediku, Raguza, Spanja. Aty u zhvillua një konkurs kërcimi ku morën pjesë: një sllave, një tyrinë dhe kërcimtarja e Dukagjinit (Lulja). Të gjithë të pranishmit u mahnitën nga kërcimi i kësaj të fundit dhe ishte ajo që e fitoi garën dhe çmimin.

Flamuri për të cilin bëhet fjalë është flamuri shqiptar. Edhe në këtë novelë është përdorur miti i metamorfozës, metamorfoza që pëson Lulja nëpërmjet zanës është një metamorfozë psikologjike sepse ky ndryshim Lules i vjen së brendshmi.

Ajo bëhet e shkathët për një arsye: për të përfaqësuas denjësisht flamurin e saj. Flamuri i jep asaj fuqi morale, emocionale dhe psikologjike. Flamuri është një faktor emocionalsepse ai është simbol i fitores. Ashtu si Skënderbeu e ka fituar atë betejë edhe “Kërcimtarja e Dukagjinit” e fitoi betejën.

Kërcimi është simbol i bukurisë së trupit, i ndjenjës dhe dashurisë. Për t’ u shfaqur bukuria ka nevojë për një shpirt të zgjedhur. Kërcimi i Lules zbulon ruajtjen e tipave autentike shqiptare.

Artikulli eshte i vlefshem per shkollat e mesme dhe studentet e deges gjuhe-letersi.

  
        
          

Komentoni