Embelsire e shendetshme me niseshte e qumesht.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Embelsire e ngrohte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Embelsire e ngrohte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Embelsire e ngrohte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Mbase jeni mesuar te pini vetem caj ne keto dite te ftohta. Por ne duam te ju sugjerojme edhe nje embelsire shume te shijshme. Mund ta pergatitni ne pak minuta. Dhe mbi te gjitha nuk duhen shume produkte. Kjo eshte nje recete tradicionale turke. Dhe ju eshte servirur femijeve kur ktheheshin nga shkolla gjate dimrit. Dikur quhej shkurt “Niseshte me qumesht”, pasi keto jane produktet kryesore te saj. Me poshte do ju shpjegojme menyren e pergatitjes.

Embelsire e ngrohte dhe e shijshme. Receta gatimi.niseshte qumesht

Perberesit :

  • 40 gr niseshte
  • Gjysem litri qumesht
  • 1 luge caji arome vanilje
  • 1 filxhan caji sheqer
  • pak rrush i thate

Pergatitja :

Vereni qumeshtin te zieje. Kur te jete vakur ndani nje filxhan caji. Perziejeni me niseshten. Derisa te shikoni qe nuk ka asnje topth te paplasur. Shtoni edhe sheqerin. Pastaj hidhni vaniljen. Do te formohet nje mase e lengshme me ngjyre pana. Kur te valoje qumeshti hidheni dalengadale ne te. (Nuk duhet ta shuani zjarrin). Perziejeni vazhdimisht pa nderprerje derisa te mpikset. Do keni perfituar nje mase te trashe e te njetrajtshme. Fikeni zjarrin. Lereni te ftohet pak dhe hidheni neper gota. Shtoni pak rrush te thate dhe perziejeni me luge. Sipas deshires mund ti hidhni edhe shllak siper ose shurup me shijen e preferuar.

Eshte nje embelsire e shendetshme e mbi te gjitha e preferueshme. Mund ta shijoni ne cdo kohe. Ne mbremje do ishte ide e mire, pasi te keni ngrene darke. Per femijet nuk permban shume sheqer prandaj mos u shqetesoni nese porcioni eshte i bollshem. Mbi te gjitha mund te shtoni edhe dicka nga ideja juaj. Mund te kombinoni copat e frutave psh. Ne vend te rrushit te thate hidhni copa bananeje. Ose edhe te copetoni biskota. Kjo recete nuk eshte standarte te behet vetem me rrush te thate. Eshte e shijshme edhe nese e konsumoni pa asgje tjeter.

Embelsire e ngrohte dhe e shijshme. Receta gatimi.niseshte qumesht

Keshtu qe mund te na sugjeroni edhe neve menyren tuaj te gatimit. 🙂

Ju befte mire!

  
        
          

Komentoni