Denimi me vdekje. A duhet te rikthehet. Denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi.
Home » Studenti Online » Dega Histori » Denimi me vdekje. A duhet te rikthehet. Denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi.

Denimi me vdekje. A duhet te rikthehet. Denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi.

E kemi fjalen per denimin e fundit me vdekje qe u dha nga nje gjykate ne Shqiperi.

Marr shkas te bej kete artikull nga “masakra e Libofshes”.

29 maj te vitit 1992. Vendi ndodhej me nje kembe ne varr nga “demokracia” e tepert qe moren njerezit.

 

Denimi me vdekje. A duhet te rikthehet. Denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi.

 

Shqiperine e trondit nje ngjarje e pazakonte.

Nje familje e perbere prej 5 anetaresh gdhihet e masakruar. Nje popull i tere (sipas mendimit tim) u gdhi duke mallkuar ata qe kishin bere krimin makaber. Kishin “zhdukur” nje familje te perbere nga 5 anetare, perfshi ketu edhe nje foshnje.

Mund te kem qene i vogel por kete histori nuk e harroj. Ishte koha kur dilnim neper rruge dhe bertisnim “Liri – demokraci” pa e ditur kuptimin e fjaleve. Ishim femije. Ne ate kohe kishte vetem pak muaj jete qeveria e re e Sali Berishes. Vinin nga fitorja e 22 marsit te atij viti.

Dy autoret e kesaj ngjarjeje u kapen. U denuan me varje ne litar per krimin qe kishin bere. Ne ate kohe me mendjen e nje femije, besoj me ka pelqyer vendimi i gjykates. I prere dhe i pakthyeshem. Ndonese edhe ato ishin dy jete njerezish. Po perseris te njejtat fjale te avokatit mbrojtes Kujtim Sino. Sot e kesaj dite ai kembengul se ata ishin njerez dhe kishin te drejte te mbroheshin.

Te drejtat e tyre ? Po foshnja disa muajshe a kishte ndonje te drejte ?

Nuk e di nese duhet te preferojme nje sistem te tille qe vret pa meshire. Nga ana tjeter dy vellezerit nuk kishin patur meshire per nje familje te tere. Gjygji i dy vellezerve u be me rregulla europiane, me avokat etj. Keshtu thote Bashkim Kopliku, minister i brendshem i asaj kohe. Atyre iu dha e drejta te mbroheshin, edhe pse krimi i tyre ishte i pa imagjinueshem (per ate kohe).

I kishin bere gropen vetes – do thoja.

Denimi me varje ne litar u ekzekutua me 25.06.1992. Ditbardh e Josif Cuko ne momentet e fundit te jetes se tyre deklaruan se nuk kishin asgje per te thene. Normalisht, cfare do thonin.

Ironike per mendimin tim jane pergjigjet e avokatit mbrojtes te dy vellezerve (krimineleve) Kujtim Sino. Ne nje interviste te dhene ai permend “pafajesine” e Josif Cuko duke thene se ishte detyruar nga i vellai. Nuk e di a kane familje apo ndjenja keta lloj njerezish.

Avokatet kane gjetur nje “vrime” e cila i nxjerr gjithmone faqebardhe kriminelet. Gjithmone dalin te semure mendore. Kjo eshte per meriten e plote te avokateve dhe te korrupsionit qe ekziston ne sistemin gjygjesor.

Gjithsesi do jua le juve ne dore te beni nje koment.

A duhet te kete denim me vdekje ne raste te tilla ?

  
        
          

Komentoni