Si eshte te jetosh me crregullime te humorit. Sa e veshtire eshte?
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Si eshte te jetosh me crregullime te humorit. Sa e veshtire eshte?

Si eshte te jetosh me crregullime te humorit. Sa e veshtire eshte?

Si eshte te jetosh me crregullime te humorit.

Sa e veshtire eshte?

Termi crregullime te humorit per shume prej jush mund te jete i degjuar. Per disa te tjere mund te behet nje lidhje logjike mes fjaleve. Nderkohe qe disa e njohin prej eksperiencave personale. Sigurisht qe termi crregullime te humorit ne vetvete ka te beje me nje crregullim. E nuk behet fjale per dicka te pasherueshme. Padiskutim kerkon shume vemendje per tu kapercyer.

Si eshte te jetosh me crregullime te humorit. Sa e veshtire eshte?

Cfare jane crregullimet e humorit??

Stressi, depresioni, frika, mosbesimi, luhatje humori etjer. Behet fjale per nje gjendje shpirterore te ngaterruar. Shpesh as vete individi nuk do te shpjegoje saktesisht cfare po ndodh me mendjen e tij. Stres i tepert edhe per gjera te vogla. Pavendosmeri per te bere dicka. Frike ne gjera te caktuara. Orientim drejt supersticiozitetit (besimi ne gjera jo konkrete). Luhatja e humorit vazhdimisht. Kjo ndodh prej kthimit pas ne kohe drejt nje situate qe ka lene peng dicka. Ose sjellja neper mend vazhdimisht te gjerave qe e bejne te ndihet keq. Nje fjale qe ja kane thene para nje muaji, vazhdon ta vrase shpirterisht.

Luhajta e humorit ndodh menjehere. Mbase personi ne fjale ishte shume energjik, kur ne nje moment ndihet bosh. Nuk ka deshire te beje asgje. Nuk deshiron te degjoje askend teksa flet. Ka veshtiresi ne perqendrim. Ben levizje te pakontrolluara. Frymemarrja behet e veshtire. Ndjen keputje ne kyqe. Boshllek ne stomak. Dhe nje deshire te pafundme per te shfryre.

Si eshte te jetosh me crregullime te humorit. Sa e veshtire eshte?

Zakonisht keta persona ndjejne lirim vetem kur shfryjne emocionalisht. Dmth kur bertasin. Apo kur thyejne dicka. Ama jo detyrimsht ndodh keshtu. Jane me fat ata qe kur ndjejne luhajte humori munden te qajne. Shfryrja me lot i ndihmon shume. Por fatkqesisht, luhatjet e humorit shoqerohen edhe me ndalje te te qarit. Psh kalon nje periudhe e gjate,edhe prej muajsh, pa qare.. Kjo jep ndikim negative gjithashtu.

Pse ndodhin keto crregullime te humorit?

Jane rrethana te se kaluares qe ndikojne drejtperdrejt. Ose ndikimi qe rrethi shoqeror ka ndaj ketij personi. E kaluara gjithmone shenon fillimin e crregullimeve. Keshtu ne pamundesi per te ndryshuar te kaluaren, shtyp nevojat e se tashmes. Si mund ta kuptojme kete?.. Psh nga zhgenjimi prej nje mashkulli, nje femer do krijoje urrejte per te gjithe meshkujt. Mosbesim te theksuar, dhe frike per tu shoqeruar. Mbetet nje gjendje e veshtire per ata qe e kaluara u ka lene nje histori qe nuk e kaperdijne dot. Por gjithmone perpiqen te ndihmojne veten (edhe pse shpesh pa rezultat).

Si eshte te jetosh me crregullime te humorit. Sa e veshtire eshte?

Cilat jane disa simptoma te crregullimeve te humorit?

● Trishtim gjate gjithe dites, per te pakten dy jave.

● Nuk interesohesh me per gjera qe me pare te terhiqnin.

● Shtim ose renie ne peshe

● Fle shume, ose zgjedh te heshtesh, pagjumesi kronike

● Levizsje te pavullnetshme, te vazhdueshme. (Kercitje gishtash.)

● Rraskapitje pa patur arsye.

● Ndjenja e fajit

● Bie aftesia e perqendrimit

● Mendime te vazhdueshme, per ti dhene fund jetes.

Keto jane disa nga simptomat. Po te dallojme simptomen e fundit do te kuptjme shume gjera. Te gjithe ata qe vetevriten, kane luhatje te humorit. Nderkohe qe askush nuk u jep rendesi sinjaleve te heshtura.

Si duhet te veprojme me dike qe ka crregullime te humorit?

Mbeshtetje emocionale. Miqte e ngushte jane edhe me te dobishmit ne kete rast. Suporti shpirteror Ben shume pune. E pervec tij edhe plotesimi i disa deshirave qe ai person shfaq. Nuk duhet ti mbingarkojme emocionalisht. As ti bejme te ndihen fajtor. Gjithcka duhet te ndikoje pozitivisht ndaj tyre. Vetem keshtu ata do mund te permiresohen.

  
        
          

Komentoni