Hera ime e pare
Priremi te tregojme historite tona me te bukura. E kam llafin per ato qe lene mbresa dhe na mahnisin kur i degjojme.
Nderkohe qe jo me te gjithe ndodh ashtu. Do me pelqente ta ndaja historine me ju, ndonese le shume per te deshiruar eksperienca ime te “hera e pare”. Jam tip i gezueshem, energjike dhe mendoj pozitivisht (shumicen e hereve). Me ka pelqyer gjithmone te marr iniciativa dhe te jua dal mbane. Kam qene gjithmone e gatshme te jem e para per ti filluar nje pune. Nuk pertoj.
Me shoqerine kam qene gjithmone shume e hapur. Kam dhene mendimet e mia “pa doreza”. kam mirepritur cdo kritike qe me eshte bere.
Te ndryshoj ?
Nuk me pelqen ta bej, per askend ne bote.
E bukur ?
Nuk e di nese jam me te vertete. Ate e vendosin ata qe me shikojne. Rendesi per mua ka qe cdo tipar qe kam. Nuk me jep dhimbje, as nuk me semur, keshtu qe me pranoni keshtu si jam.
Tashme jam 22 vjece. Kam mbaruar studimet Bachelor. Kam qene e suksesshme… pervec se ne dashuri. Deri sot qe ju shkruaj nuk kam patur guximin qe ta ndaj historine me asnje njeri. Arsyen do ta kuptoni me poshte. Uroj ama, qe askush nga ju te kete te njejtin fat.
Ne vitin e pare te shkolles se larte njoha nje djale. Eshte mosha kur cdo femer ndihet bukur nga interesimi i dikujt per te. Dhe keshtu ishte. Ai ishte shume i interesuar pas meje. Mua faktikisht me shume me dukej “fiksim” sesa dashuri. Ishte shume i sjellshem ndaj meje. Ndihesha mjaft mire sepse respektohesha prej tij. Dilnim shpesh bashke, darkonim, benim xhiro. Kjo ndodhte kaq natyrshem sepse ndieja siguri kur isha me te.
Ndonjehere “harronte” dhe me kerkonte dicka me shume se miqesi.
Nuk e pranoja nje gje te tille sepse ndieja vetem simpati per te. Normalisht qe ia kisha treguar. Kishim biseduar dhe kishim rene dakord qe ne ishim thjesht shoke.
Ndersa ai ishte i gatshem te me bente shoqeri nese isha e trishtuar. kujdesej qe une te mos lodhja syte duke lexuar gjithe naten librat e shkolles. Te tilla gjeste me benin qe ta respektoja dhe simpatizoja. Flisja me te per cdo gje sepse ai ishte bere ditari im ku une “shkruaja” cdo dite. Ai njeri kishte fituar besimin tim dhe une pa ndrojtje flisja per cdo gje me te. Por deri aty, asgje me shume. Ne ishim thjesht SHOKE. Ky ishte Eltoni.
Nderkohe dikush kishte trokitur ne zemren time.
Ishte nje djale qe me pelqente. Mund te them me plot gojen ishte princi qe cdo femer mund te enderronte. E quanin Aleks. Vinte shpeshhere te shkolla. Ndieja shikimin e tij qe ndiqte cdo levizjen time sikur me ruante se mos pesoja gje. Normalisht qe kisha folur me te. I kisha dhene simpatine time, i kisha dhene te kuptonte se ishte “ne rruge te mbare” me mua.
Nje xhelozi e dukshme kishte filluar ne sjelljen e Eltonit, deri kur nje dite ndersa rrinim bashke me tha : – E kuptoj qe me je larguar. Nuk e di arsyen, por shpresoj te jete mire per ty.
I tregova te verteten me lumturine time me te madhe. Gjithmone i kisha treguar gjithcka, dhe kesaj here normalisht qe do i tregoja perseri te verteten. I thashe qe kam gjetur gjysmen time qe me ka munguar gjithmone. I thashe qe jam e dashuruar. Fluturoja ne vetvete nga gezimi.
Ai beri sikur u gezua (E kam kuptuar me vone normalisht)
Kam deshire ta festojme bashke lidhjen tende – me tha. Ngaqe ishte pak vone nuk kisha deshire qe te dilnim. I thashe ta linim per te nesermen pas mesimit. Kembenguli duke me thene qe ndihej i fyer. Nuk e diskutuam me por u ndame per ate nate.Te nesermen me priste tek oborri i fakultetit me nje buqete te madhe trendafilash.
Jam shume i lumtur per ty – me tha.
Ti duhet te jesh njeriu me i lumtur ne bote sepse e meriton. Me perqafoi dhe me kerkoi qe te darkonim bashke. Kjo ishte dicka normale sepse kishim dale shume here. I thashe qe nuk mundesha sepse isha ne mesim. Ai kembenguli duke me thene qe mos ta fyej serish. E lame te dilnim pasi te mbaroja mesimin. Kjo ishte pas ores gjashte te mbremjes.
Ajo pasdite janari u shenua ne historine e jetes sime.
Dolem rreth ores gjate e gjysem sepse atehere mbarova mesimin. Shkuam ne nje fshat turistik ku ishte mbuluar nga debora. Sa Bukur ! Eltoni kishte rezervuar nje tavoline prane oxhakut. Ishte gjithcka e pergatitur ne menyren me perfekte. Ai gjeti rastin duke perfituar nga atmosfera e bukur te me shprehe dashurine e tij. E pashe me cudi duke i kujtuar se une jam e dashuruar. I kujtova se te ai shikoja nje shok te mire dhe asgje me shume. Ai u zhgenjye.
Me premtoi qe nuk do te ma permendte me kurre.
Darka nga ai moment vazhdoi sikur nuk kishte ndodhur asgje. Nese nje i trete do na shikonte, ne syte e tij do dukeshim si dy miq. Kishim pire dy gota vere. Kisha filluar te ndieja marrje mendsh. Nderkohe Eltoni me mbushi serish goten duke me ftuar te ngrinim nje dolli per ate qe mua me bente te lumtur. U mundova te mos ia prish duke pire pak nga gota. Ai kembenguli te pinim serish per shoqerine tone. Nuk mundesha me.
Per ate qe te ben te lumtur e ngrite dolline. Per shoqerine tone JO ?
Keto ishin fjalet e tij. Nuk desha ta bej te ndihej keq dhe ndoqa verberisht deshiren per te ngritur dhe nje dolli te fundit me te. Kjo ishte e fundit ama. Ndihesha e dehur. E kuptoja qe kisha pire me shume se c’duhej. I kerkova Eltonit te ngriheshim sespe nuk ndjehesha mire. Ai me propozoi te qendronim aty ate nate. Normalisht qe nuk behej llaf te pranoja. Dhe aq me shume qe une isha ne gjendje te dehur, mezi po qendroja ne kembe.
Me perqafoi duke me thene: Nuk te bej keq edhe sikur do me duhet te vdes.
U larguam nga lokali dhe hyra ne makine. Isha pothuajse ne gjume. Eltoni me tha (me ndihmoi) te shtrihesha ne sendilen e pasme te makines. Do me zgjonte kur ne te arrinim serish ne qytet. Rruga ishte mjaft e gjate, dmth dy ore udhetim.
Udhetimi ishte i avashte sepse kishte debore ne rruge. Kjo eshte edhe gjeja e fundit qe mbaj mend. Kur me doli gjumi kuptova qe isha e zhveshur dhe kisha dhimbje ne fund te barkut. Eltoni kryente marredhenie seksuale me mua, nderkohe qe une isha e dehur. Ose me mire NUK ISHA. Fillova te qaja. Ulerimat e mia nuk i degjonte asnjeri. Lutjet e mia qe te ndalonte nuk i degjoi Eltoni. Vazhdonte te bente deshiren e tij pa pyetur nese doja ose jo
Nuk e dija ku isha… Nuk ndieja asgje
Por dicka te sigurte e dija. Qe nuk kisha deshire te jetoja asnje sekond me shume. Ulerimat e mia (mbase) e merziten dhe e bene te ndalonte me ne fund. Me paturpesine me te madhe u ngrit dhe filloi te me perqafonte. Justifikimi i tij ishte se nuk e dinte qe une isha ende e virgjer. Ai me kishte perdhunuar. Nuk ishte bere asnje gje me deshiren time, apo me dijenine time te plote.
Cfare burri je ti qe ben marredhenie me nje te dehur – mendova.
Dua te iki ne shtepi – i thashe. Nderkohe isha veshur. Vetem qaja. Nuk doja te merrja fryme me. Nese ndonjehere njeriu lutet me gjithe zemer te vdese, ne ate moment une doja te vdisja. Arritem ne shtepi. Kur zbrita nga makina i thashe:
Uroj mos te te dhembe kurre shpirti ashtu si mua sonte.
Shoqet ne shtepi, duke pare se po qaja, me pyesnin se cfare kisha. Nuk mund ti tregoja asnjeriu te verteten. Ishte dicka qe nuk kishte arsyetim per mua. Kisha frike se nuk do me besonin. Kisha enderrruar te ishte shume me ndryshe per mua “hera e pare”. Bera nje dush te nxehte dhe hyra ne krevat. Vetem pas dy ditesh gjeta forcen te ngrihesha. Vetem qaja dhe fajesoja vetem per cdo gje qe kishte ndodhur.
Kjo ishte historia ime.
Per te shpetuar nga ajo goditje shpirterore u drejtova te nje psikologe. Atje gjeta shpetimin tim, duke patur mundesine te shprehem dhe te qaj me denese pa patur turp. Ishte nje menyre shfryrjeje. Falenderimet e mia per te sepse me keshillat dhe durimin e saj, disa here me shpetoi nga vetevrasja.
Sot ka kaluar cdo gje.
Jam shume mire. Jam shume e lumtur qe nuk u dorezova. Kam nje njolle ne shpirt normalisht. Me vjen keq qe me ndodhi mua dhe nuk do doja ti ndodhte asnjeriu. Nuk kam folur me asnjeri per kete. Sot mua mu dha mundesia ta ndaj me kedo ne kete faqe, normalisht duke ruajtur anonimitetin tim.
Eshte kaq liruese.
Mund te prisnit dicka pozitive por jo gjithmone gjerat vijne pozitivisht ne jeten tone. Gjithsesi eshte mire te flasim. Eshte mire te mos e fshehim ate qe na vret dalengadale ne shpirt. Ne duhet te gjejme gjithmone forcen te “ngrihemi ne kembe”. Brenda nesh ka nje force te pashtershme qe thjesht duhet t’ia kerkojme vetes sone. Une sot kam forcen te enderroj serish per jeten time, edhe pse heren time te pare e jetova si tragjedi.
Shpresoj se nje dite personit qe i dedikohet kjo histori, ta lexoje. Une dua ta pyes ate dhe cdo lloj mashkulli te atij niveli.