Home » Si Behet » Teknologji » Si te shkarkoj Adobe Flash Player. Si te instaloj Adobe ne kompjuter.

Si te shkarkoj Adobe Flash Player. Si te instaloj Adobe ne kompjuter.

Si te shkarkoj Adobe Flash Player. Si te instaloj Adobe Flash Player ne kompjuter.

Fillimisht le te dime se cfare eshte Flash (produkt i kompanise Adobe)

Kompania Adobe ka krijuar nje program (executable = te ekzekutueshem) per dergim audio dhe video nepermjet internetit. Pothuaj te gjithe kompjuteret, laptopet, telefonat e gjenerates se re etj kane te detyrueshem bashkepunimin me kete program. Mbeshtetese te kesaj teknologjie jane normalisht edhe faqe te njohura si Facebook apo Youtube.

Kur ne vizitojme nje faqe qe permban muzike apo video, automatikisht ndodh dicka qe ne nuk e shikojme. Faqet qe ne vizitojme i dergojne shfletuesit tone informacione te formatit .swf dhe .flv .

  1. SWF (Small Web Format) 
  2. FLV (Flash Video Format)

Ne momentin qe ky informacion vjen ne kompjuterin tone, Adobe Flash zbaton automatikisht leximin e ketij informacioni. Ne ekranin tone shfaqet ikona ose video qe ne kemi kerkuar. Kjo e perkthyer nga kod ne figure ose audio. Varet dmth nga informacioni qe kerkuam. Qe shfletuesi (browseri) yne te mbeshtese kete video normalisht qe ne kemi instaluar shtojcen (plugin) Adobe Flash per Google Chrome. Nese ju keni nje tjeter shfletues (browser) ju duhet te merrni plugin-in perkates. Faqet e internetit qe kane ne brendesi te tyre informacion te bazuar mbi Flash, zakonisht perdorin Adobe Flash Media Server.

Flash mund te jete nje fjale e vetme por ne brendesi te tij ka nje sere perberesish.

  1. Formati i kartelave tezbatimit (.flv ose .swf)
  2. Shtojcen e shfletuesit web
  3. Ekzekutuesin media Flash (player)

Atehere le te fillojme. Vizitojme faqen get.adobe.com/flashplayer/ .

Procedura eshte mjaft e thjeshte. Adobe ju ofron edhe nje program qe ben kontrollin e gjendjes aktuale te kompjuterit tuaj. Ne nuk jua rekomandojme. Ka programe me rezultative se ai qe ofron Adobe. Klikoni mbi butonin INSTALL NOW ne menyre qe te kaloni te hapi i radhes.

si-te-shkarkoj-adobe-flash-player-si-te-instaloj-adobe-ne-kompjuter cfare eshte Flash-1

Nese ju po perdorni Mozilla Firefox atehere do ju hapet nje dritare ku do ju kerkohet qe ta ruani materialin. Ju do ti thoni normalisht SAVE FILE

si-te-shkarkoj-adobe-flash-player-si-te-instaloj-adobe-ne-kompjuter cfare eshte Flash-2

Pasi te jete shkarkuar klikoni aty te shigjeta ne krah te djathte lart. Te dritarja qe do hapet do gjeni materialin qe shkarkuat me pare.Mjafton te klikoni mbi te. Ne dritaren e hapur ndiqni hapat dhe perfundoni instalimin.

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*