Cfare eshte IPTV. Tutoriale shqip falas. 3 ne 1 tutoriale shqip
Home » Si Behet » Teknologji » Cfare eshte IPTV. Tutoriale shqip falas.

Cfare eshte IPTV. Tutoriale shqip falas.

Cfare eshte IPTV.

Si funksionon dhe ku mund te gjej.

Vitet e fundit teknologjia ka bere nje revolucion te vertete duke perparuar me hapa gjigand. Fibra optike eshte ajo qe ka mundesuar transmetimin e te dhenave ne kohe pothuajse reale. Nese me nje kabull Adsl deri dje kemi transmetuar vetem disa megabajt (megabyte) internet. Sot me fiber optike transmetojme disa terra bajt (terrabyte).

Cfare eshte IPTV. Tutoriale shqip falas. 3 ne 1 tutoriale shqip

Kjo gjithmone ne varesi te aparturave qe mbeshtesin kete teknologji.

Ne kete artikull do te shikojme :

  1. Cfare eshte IPTV

  2. Si punon IPTV

  3. Ku te gjej IPTV

  4. Kush IPTV eshte e ligjshme

  5. A punojne kanalet shqiptare jashte Shqiperise

  6. Po IPTV e paligjshme

Cfare eshte IPTV. Tutoriale shqip falas. 3 ne 1 tutoriale shqip falas

1 – IPTV po ta perkthesh ne fjale te thjeshta shqip do te thote Televizor nepermjet internetit. Ne gjuhen elektronike fjala e sakte eshte Internet Protocol Television. Si term eshte permendur fillimisht ne vitin 1995. Transmetimi i informacionit audio & video. Per here te pare eshte vene ne funksion ne janar te vitit 1999.

Nder kompanite e para qe kane zbatuar kete teknologji jane IBC (Internet BroadBand Communications) dhe Ej & Bi Telecom. Ka me shume se tre vjet qe kjo teknologji zbatohet ne veriun e Shqiperise. Fillimisht nuk eshte bere ndonje buje e madhe per kete sherbim, jo per faj te ketyre kompanive, por nga mosnjohja e kesaj teknologjie nga njerezit.

2 – IPTV punon nepermjet internetit. Nevojitet nje linje interneti me shpejtesi te mirefillte jo me pak se 6 mb/s. Cdo informacion merret nga interneti, keshtu qe kjo eshte e pashmangshme. Cilesia e transmetimit Full HD psh kerkon shpejtesi mbi 15 mb/s.

3 – Kompani te ndryshme ofrojne kohet e fundit edhe ne Shqiperi sherbimin IPTV. Kompani si : AbCom, AlbTelecom, Tring, Digitalb, Abissnet, Ej & Bi Telecom, MbCom apo Internet BroadBand Communications (IBC). Normalisht qe ka edhe shume kompani te tjera te vogla.

Ne sollem emrat e kompanive kryesore me te medha ne rang kombetar. Keshtu qe mundesia per te zgjedhur eshte mjaft e madhe. Cmimet ne krahasim me cilesine e sherbimit qe keto kompani ofrojne jane mjaft joshese. Sherbimi 3 ne 1 eshte moto e tyre.

Cfare eshte IPTV. Tutoriale shqip falas. 3 ne 1 tutoriale shqip falas 5

4 – Kompanite e lartpermendura jane kompani te ligjshme, dhe qe kane te drejta transmetimi te kanaleve televizive.

5 – Nese ju blini nje pakete televizive ne njeren prej ketyre kompanive, normalisht qe punon edhe jashte Shqiperise. Mjafton te keni linjen e internetit qe permendem me lart.

6 – Ka plot faqe interneti qe ofrojne sherbime IPTV me shume paketa te larmishme. Normalisht qe nuk jane te ligjshme. Nje faqe mjaft e njohur eshte www.iptvnew.com. Aty blihen paketa ne cmime shume te lira ne krahasim me ato qe shiten ligjerisht nga kompanite qe permendem me lart. 

 

Ju a do te rrezikonit te blinit nje pakete qe nuk eshte e ligjshme ?

Normalisht qe jo. Nje tjeter aplikacion mjaft i njohur eshte edhe KODI. Po ashtu ne Shqiperi perflitet shume edhe per Tibon. Po te shikoni ne kanalet televizive te kompanise Tring, do shikoni qe ajo reklamon Tibon si pirateri.

 

  
        
          

Komentoni