Sida, semundja e shekullit, rruget e marrjes dhe parandalimi
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Sida, semundja e shekullit, rruget e marrjes dhe parandalimi

Sida, semundja e shekullit, rruget e marrjes dhe parandalimi

Sindromi i imunodeficiences se fituar (Aids) , eshte manifestimi me i rende ne spektrin klinik te semundjes se shkaktuar nga infeksioni i virusit HIV . Ky sindrom perkufizohet si nje shfaqje e infeksioneve te renda oportuniste, neoplazive dhe manifestimeve te tjera te renda e me pasoje per jeten , qe jane rezultat i imunodificitit qelizor te vazhdueshem.

Epidemiologjia

Virusi HIV mund te transmetohet me rruge paralele me ane te transfuzionit te gjakut dhe hemoderivateve te infektuar , me inokulimin e sasive te vogla te gjakut te kontaminuar nepermjet shkembimit te shiringave ose nga kontakti aksidental me age dhe me instrumenta te tjere te infektuar. Transmetimi realizohet edhe ne rruge seksuale (homoseksuale, heteroseksuale). Gjithashtu gruaja gravide seropozitive mund ta transmetoje infeksionin te i porsalinduri gjate shtatzanise, ne momentin e lindjes ose gjate ushqyerjes me gji.

Klinika

Gjate dekursit te infeksionit nga HIV dallojme tre faza.

Faza e pare eshte faza e serokonversionit.

Zakonisht ndodh pas 6-8 javesh. Kjo faze mund te zhvillohet ne forme asimptomatike por ne 70% te rasteve shfaq keto simptoma : rritje te temperatures, faringodini, asteni, limfadenopati, atralgji, mialgji dhe erupsione kutane makulo-papuloze, vezikula ose urtikarie. Mund te verehen edhe shenja gastrointestinal si : nauze, te vjella, diarre, hepatosplenomegali. Shoqeruar me dhimbje koke, pergjumje, humbje te kujteses, disorientim. Kjo faze kalon pa mjekim specific.

Faza e dyte  eshte faza latente ose asimptomatike

Kjo faze mund te zgjase nga 18 muaj deri ne 15 vjet. Ne shumicen e kohes individi ndihet mire , me nje prekje ne dukje normale nga infeksionet e zakonshme stinore. Gjate kesaj faze kemi ulje te ngadalte te numrit te limfociteve CD4, shoqeruar me nje dobesim funksional te tyre. Verehet nje limfadenopati e gjeneralizuar , me noduje me diameter me te madh se 1 cm, lehtesisht te palpueshme dhe te paaderuar. Me shpesh shfaqen ne regjionin cervical, aksilar, oksipital dhe submandibular.

Faza e trete eshte faza simptomatike ose stadi AIDS

Gjate kesaj faze verehen infeksione te shumta si : Herpes Zoster qe shfaqet ne nje kuader klinik te rende, infeksione bakteriale si pneumonia e shkaktuar nga Streptococcus pneumonia dhe Salmonella ssp , infeksionet kutane dhe mukozale ku perfshijne infeksionet nga Herpes simplex, kandidoze orale dhe te gjeneralizuar, dermatit seborrik, stomatite aftoze,etj. Pacientet ankojne  temperature dhe kolle joproduktive. Ne raste te renda shfaqet dispne e efortit, dobesi e pergjithshme  dhe renie ne peshe. Te tjera shfaqje klinike mund te jene malinje, te tilla si Sarkoma Kaposi, limfomat kryesisht jo-Hodghin dhe karcinoma te uterusit.

Mjekimi

Deri ne ditet e sotme nuk eshte zbuluar akoma nje kure e mirefillte per ta sheruar plotesisht kete virus. Per momentin perdoret terapia antivirale e cila ka si qellim te vonoje progresionin e infeksionit te virusit HIV, te zvogeloje mundesine e shfaqjes se infeksioneve oportuniste te te semuret me AIDS dhe te permiresoje kondicionin klinik te pacientit (peshen e tij, gjendjen e pergjithshme). Se bashku me terapine profilaktive kunder infeksioneve te renda oportuniste, ata kane kontribuar ne zgjatjen e mbijeteses dhe te permiresimit te cilesise se jetes te te semuret me AIDS.

Parandalimi

Duke patur parasysh se deri ne sot nuk eshte i mundur sherimi i plote ndaj infeksionit te virusit HIV dhe mosrealizimi i nje vaksine kunder tij, ben qe parandalimi te jete rruga me efikase per tu mbrojtur ndaj ketij infeksioni. duke njohur rruget e transmetimit te virusit HIV, mund te ndermarrim dhe masat paraprake te parandalimit te infektimit prej tij. Nje renditje e ketyre masave parandaluese do te ishte:                      

  1. Kontrolli i gjakut dhe i produkteve te tij.
  2. Raporte seksuale te sigurta, perdorimi i masave mbrojtese.
  3. Kontroll gjate perdorimit te ageve dhe instrumenteve te tjere mjeksore.
  4. Realizimi i testit te kontrollit tek grate shtatzena.
  5. Realizimi vullnetar i testeve te kontrollit tek kategorite me risk te larte.
  6. Kontrolli rigoroz dhe mjekimi I semundjeve me ulceracione gjenitale.
  
        
          

Komentoni