Kek me mbushje praline lajthie
Home » Si Behet » Receta gatimi » Kek me mbushje praline lajthie. Receta embelsirash.

Kek me mbushje praline lajthie. Receta embelsirash.

Perberesit :

125 gr. sheqer
125 gr miell
4 veze
Ekstrakt vanilje (4ml)
Per mbushjen do perdorim 300-400 gr praline lajthie.
Per ti dhene nje pamje te bukur, perdorni sheqer pluhur.
Tani le te fillojme me parapergatitjen e kekut.

Shtrojme leter alumini ne nje tapsi dhe e lyejme me pak vaj luledielli. Ngrohim furren ne 180 grade ne menyre qe ta kemi gati per pjekjen. Marim vezet dhe sheqerin dhe i vendosim ne mikser. I perziejme per rreth 10 min, deri kur perzierja jone te fryhet mire.

Pasi ta sitim mire, marrim miellin dhe e hedhim ne mikser.

E perziejme me kujdes me nje luge, duke bere levizje rrethore, deri kur te jete homogjenizuar. Zbrasim perzierjen ne tapsi. E shtrojme ne menyre uniforme dhe e veme te piqet per 20-25 minuta deri kur siperfaqja e tij te marre nje ngjyre te kuqerremte. Pastaj e heqim nga furra dhe e kthejme permbys mbi nje peshqir pambuku ose ne leter alumini. Me kujdes heqim letren e aluminit nga ana qe e poqem deri tani. Me shume kujdes e mbledhim qe ti japim forme rolete.

E rihapim dhe marrim praline lajthie duke e lyer me te. Ne fund i japim serish formen e roletes, dhe i presim fundet ne menyre qe te jete edhe paraqitja e bukur. Marrim pluhurin e sheqerit dhe e zbukurojme me te.

Tani jeni gati. Ju befte mire !

Vizitoni kategorine perkatese per te gjetur me shume receta.

  
        
          

Komentoni