Nese nuk do veten mos prit qe te tjeret te te duan. Psikologji
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Nese nuk do veten mos prit qe te tjeret te te duan.

Nese nuk do veten mos prit qe te tjeret te te duan.

Ndodh shpesh qe kur ulemi me mbremje te fleme jemi plot plane e ide. E ndersa kur zgjohemi ne mengjes jemi te ftohur emocionalisht. Nuk kemi deshire te bejme asgje. E mbase dyshojme edhe ne aftesite tona. Ka te beje cdo gje me vetvlersimin.

Nuk eshte dicka e papritur te mos besosh ne vete. Jane shume rrethana qe te bejne te mendosh gjera te paqena per veten.

Ndertimi i vetbesimit eshte dicka jo e momentit. Sigurisht qe kerkon shume pune dhe investim psikologjik. Por e para gje qe duhet bere eshte te jesh i/e bindur se do rritesh besimin tek vetja. Eshte gjeja me e nevojshme dhe me thelbesore per te u ndjere mire me veten.

 

Te rrisesh vetvlersimin duhet te punosh mire me veten. Keshtu do u jap disa keshilla se cfare mund te beni:

 

 

1- Mos u krahaso me te tjeret.

Deshira per te qene i suksesshem sikur dikush te ben te ndihesh keq me veten. Duke enderruar per te qene dikush qe do doje te ishe,humb vetvlersimin dhe demoralizohesh.

 

 

2- Pusho! Mjaft kritikove veten.

Te kritikosh dhe gjykosh veten ndikon negativisht tek ju. Nuk duhet te ushtrosh presion mbi veten,per gjera qe ndodhin. Nese te ndodh te behesh vone per pune,nuk do thote se je gjithmone vone. Te deshtosh njehere nuk do thote se do deshtosh gjithmone.

 

 

3-Harro

Jane shume ngjarje qe te bejne te ndihesh keq e te trishtohesh. Nuk ja vlen qe te merzitesh rreth tyre gjithmone. Nese dikush te ka lenduar fort, harroje. Nese dikush te ka genjyer, harroje. Koha merr me vete cdo gje te padeshiruar. Mos e vrit veten duke kujtuar gjera te trishtueshme.

 

 

4- Fal

Te falesh eshte shume lehtesuese. Ndikon shume mire ne psikologjine e cdo individi. Imagjinoje sa i/e lehtesuar do ndiheshe pasi te falje. Gjithkush e ben dicka per nje arsye. Perpiqu te falesh sa me shume.

 

 

5- Rri me njerez pozitiv

Grupi me te cilin shoqerohesh ka te beje shume me personalitetin qe formon. Ben mire te rrish me njerez sa me pozitiv. Do te bejne te mendosh pozitivisht dhe do ndikojne per mire tek ti.

 

 

6- Bej gjera qe te bejne te ndihesh mire

Te behesh pjese ne aktivitete dhe grupe qe te bejne te ndihesh mire eshte dicka shume pozitive. Bashkohu me grupe qe te mundesojne shfaqjen e potencialit tend. Se ke idene sa lehtesim do ndjesh.

 

 

7- Mjaft gjykove veten per te kaluaren

Ne te kaluaren ishe njehere. E jetove ckishe per te jetuar. Tani jeto te tashmen. Ke dicka per te cilen pendohesh? Me dicka qe te ben te ndihesh keq? Mendon se do e zhbesh cfare ke bere? Sigurisht qe jo,ndaj mos e kthe koken pas.

 

 

8- Tregohu i/e sinqerte me veten

Te flasesh hapur me veten te ben shume mire. E ne fakt ndikon shume pozitivisht. Duhet te jesh mendjehapur dhe te tregohesh i/e sinqert me veten per cfare deshiron.

 

 

9- Fillo te japesh me shume

Je i/e bindur qe mundesh te besh me shume se sa ben, por dicka te frenon?! Atehere mjaft shtype nevojat dhe aftesite tua. Fillo e jep me shume nga vetja.

 

 

10- Injoro kush te acaron

Njerezit acarues nuk ke pse ti mbash prane. Vendos nje peshore Ku te anoje me shume nga ana e nejrezve pozitive dhe te mire per ty. Shmamg cdo kontakt me personat qe te bezdisin.

 

 

11- Kushtoji vemendje vetes

Shperbleje dhe merre veten me te Mira. Ndihu mire duke i dhuruar vetes gjera qe te pelqejne. Bej cfare te lumturon.

 

 

12-  Pranoi te gjitha komplimentet me nje ‘Feleminderit’

Eshte bukur qe marresh komplimenta. Sigurisht qe nuk me pse ul koken kur dikush te ve ne dukje cilesi qe i ke. Ama nuk duhet te marresh per baze cdo kompliment. Trego miresjellje per kedo qe te komplimenton. Thuaj nje faleminderit dhe mjafton.

 

Keto jane disa menyra se si te rrisesh vetvleresimin. Nese nuk e vlereson vet veten mos prit te te vleresojne te tjeret. Cdo gje nis nga ti, dhe mbaron po tek ti.

 

Nese nuk do veten mos prit qe te tjeret te te duan. Psikologji

 

  
        
          

Komentoni