Lodhja mendore, me shume e rrezikshme sesa lodhja fizike. Psikologji
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Lodhja mendore, me shume e rrezikshme sesa lodhja fizike. Psikologji

Lodhja mendore, me shume e rrezikshme sesa lodhja fizike. Psikologji

Lodhja mendore, me shume e rrezikshme sesa lodhja fizike. Psikologji

Lodhje mendore dhe… fizike

Ndonjëherë mund të duket që nuk ke forcën për të përballuar punën, shkollën, marrëdhëniet. Lodhja mendore mund të godasi në çdo moshë dhe për arsye të ndryshme. Fakti që mëndja (dhe truri) kontrollojnë trupin, mund të na bejne te ndihemi shumë të lodhur fizikisht. Pastaj kur jeni nën stres ose jemi duke jetuar në një mjedis frenetik të shpejtë, lodhja mendore mund të ndodhë papritmas dhe të mbetet kronike.

Lodhje Mendore

Nëse dëshironi të dini nëse vuani nga lodhja mendore, ju mund ti hidhni një sy këtyre gjashtë shenjave, treguesit e mundshëm të gjëndjes.

Ndjen se ke një bllok mendor

Keni ndjenjën se truri juaj është fikur. Ju mund ta keni përjetuar këtë ndjenjë në një situatë të tillë problematike e cila ka zgjatur gjatë. Kur ju ndjeheni të bllokuar, është truri që ju ndalon të vazhdoni përpara sepse po ju njoftonë se ka nevojë për një pushim.

Je më shumë emocional

Gjatë një gjëndjes së lodhjes mendore, ju keni më pak kontroll mbi emocionet dhe ndjenjat. Emocionet që ju provoni mund të amplifikohen. Për fat të keq, lodhja mendore zakonisht shkakton ndjenja negative dhe kjo mund të bëjë që ju të ngatërroni gjëndjen me një lloj depresioni.

Ke këto simptoma fizike

Nga që mëndja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, lodhja mendore mund të ndikojë në trup, duke shkaktuar simptome fizike të tilla si

  • dhimbje koke
  • dhimbje stomaku
  • humbje e oreksit
  • pagjumësi
  • nivele të pazakonta të energjisë

Shumë nga këto simptoma mbivendosen me ato të ankthit dhe depresionit … dhe kjo nuk është një rastësi.

Nuk ke asnjë kohë joproduktive

Mënyra më e mirë për të shmangur gjëndjen e mbingarkesës ose të dalësh nga ajo, nëse e keni arritur tashmë, që të krijoni në jetën tuaj të përditshme disa momente “kohë joproduktive”. Nëse ju vini re se në jetën tuaj rrallë herë ka hapësirë për “pushim” ,kjo gjë ka kompromentuar aftësinë natyrore të mëndjes të pushojë. Mundohuni të kujtoheni kur ishte hera e fundit që ju morët një pushim. Kjo mund të jetë një ide e mirë për të marrë pak kohë për veten për të rikarikuar baterinë tuaj.

Shumë dhe të gjitha së bashku

Kur ju jeni të lodhur mendërisht kjo është për shkak se ju jeni të mbingarkuar plotësisht nga rrethanat. Njerëzit që vuajnë nga lodhja mendore – edhe kronike – në fakt kanë tendencën për mbingarkesë të detyrave dhe aktiviteteve që do të kryhen në të njëjtën periudhë kohore. Në këtë aspekt duhet të jenë të vetëdijshëm se inputi shqisore ( edhe thjesht zilja e telefonit) llogaritet si stimulim mendor dhe mund të shkaktojnë stres. Pamjet, tingujt, aromat: mund të mbingarkojnë trurin, në qoftë se nuk ka kohë pushimi.

Nuk mbani mënd gjërat mirë

Kur truri është i lodhur nuk është çudi që ai nuk arrin të memorizoj si dikur. Nëse ju filloni të vini re paqartësi të vogla, por të reja, shkaku mund të qëndroj në lodhjen mendore. Nuk është e thënë se problemi është në nivelin e kujtesës. Kujtesa është në fakt rezultat i punës së përqëndrimit dhe vëmëndjes. Nëse ju nuk mund të përqëndroheni, është e vetëkuptueshme se nuk do mbani mend mirë atë që keni arritur të vëzhgoni…

  
        
          

Komentoni

cratosslot casino -

betsat casino

- mobil casino siteleri 2021 - elexbet yeni adres - casinomaxi bağlan - casinovale -
Casinoslot giriş
-
kalebet yeni giriş adresi
-

asya bahis giriş