Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Shirat e vjeshtes – Albert Habazaj (Poezi) Poezi shqip

Shirat e vjeshtes – Albert Habazaj (Poezi) Poezi shqip

SHIRAT E VJESHTËS

 

Shirat e vjeshtës rrudhin ballin fajtor,

vjeshtës nuk i bëra dot karantinë,

me pako të shamive, kur fshin lotët,

i zbuloj personalitetin, psikologjinë…

 

Natës, turbullohet hëna pas shiut,

pastaj na hiqet si vajzë e sjellshme.

Vjeshta përshëndet mikeshën qiellore,

hoje mjalti nga Universi derdhen.

 

Në vjeshtë dhe plaku flokë bore duket

thinjur më bukur nga të tjerët;

shirat e vjeshtës më rrëmbejnë tutje,

zgjas duart të këpus yjet e ndezur.

 

Është e pjekur vjeshta, s’mba inate,

era e ftoit këndshëm i del pragut,

kur poetëria e imiton nëpër vargje

vjen papritur dimri – princ i akullt.

 

Në vjeshtë hapen buzët e paputhura si sythe

të shuajnë etjen e verës që shkoi,

nën çukitje shirash faqet e vajzave

kërcasin si llambushka nate…

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

    November 2017
    M T W T F S S
    « Oct   Dec »
     12345
    6789101112
    13141516171819
    20212223242526
    27282930  
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com