Sa here qe jeta ju duket nje kaos, ju sugjerojme te lexoni kete artikull.
Home » Fillimi » Sa here qe jeta ju duket nje kaos, ju sugjerojme te lexoni kete artikull.

Sa here qe jeta ju duket nje kaos, ju sugjerojme te lexoni kete artikull.

Te keni disa veshtiresi nuk do te thote qe po vjen fundi. Madje duhet te tregohemi koshient per veshtiresite e jetes. Ne nje fare menyre duhet edhe te pranojme te keqen dhe rriskimin. Ndaj nese ndjeni se po jetoni nje makth, mendohuni dy here. E nese mendoni se jeta juaj eshte deshtim, ju ftojme te lexoni me poshte.

Më mirë të pranojmë kaosin sesa ta luftojmë atë

Jeta ka qenë gjithmonë e paparashikueshme dhe plot me pasiguri. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt dhe jo ta luftojmë për ta ndryshuar. Pranimi i realitetit të botës së sotme është mënyra më e mirë për të mësuar të jetojmë në të. Nuk duhet të forcojmë rendin dhe perfeksionin e një jete jo perfekte, e mbushur plot  me ulje e ngritje. Stresi i shpeshtë, ankthi dhe tensioni vijnë sepse përgjërohemi pas një lufte për të ndryshuar diçka që nuk mund të ndryshohet.

E ardhmja nuk mund të parashikohet

Pasiguria për atë që do të ndodhë nesër na kufizon shumë.

Ne humbasim shumë kohë për t’u siguruar se rruga që kemi marrë është ajo e “drejta”, në një kohë kur e vërteta është se nuk ekziston asnjë e tillë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër: kjo deri diku është një mënyrë e mirë, sepse gjithçka përreth nesh lëviz vazhdimisht dhe është një surprizë e përjetshme.

Më mirë ta bësh sesa të mos e bësh

Të bëni një hap përpara në cilindo drejtim do të ndiheni sikur mund të kontrolloni jetën tuaj. Kur veprohet mendohet më pak dhe stresi është më i paktë gjithashtu, sepse gjatë kësaj kohe krijohet e ardhmja e tanishme: “këtu dhe tani”. Energjia pozitive e gjeneruar nga lëvizja e duarve dhe e trupit

në ndjekje të një qëllimi të lartë, të një udhëtimi, të një objektivi të caktuar, te rritja e një fëmije, është ajo që na mban të rinj dhe na bën të ndihemi të gjallë.

Ndërmarrja e një veprimi sjell një veprim tjetër

Ashtu si një gur i hedhur në një pellg me ujë, në një farë mënyre edhe një veprim i vogël vendos në lëvizje një mekanizëm që të çon në mundësi të ndryshme dhe të paimagjinueshme. Nuk do të dini se ku do të shkoni, por ju do të keni një siguri: pikën nga e cila do të niseni, atë për të cilën keni luftuar për shumë vjet.

Një njeri më i mirë

Mendja është një muskul dhe si çdo muskul tjetër ajo ka nevojë për “ushqim” dhe energji. Përdorni kaosin e jetës për ta mbajtur atë nën tension. Fatkeqësia na detyron të gërmoj thellë brenda nesh për të rizbuluar fuqinë tonë të brendshme dhe për ta përmirësuar atë. Pasiguria e detyron energjinë potenciale që është brenda nesh të dalë jashtë.

Kemi një rezistencë të madhe

Ne nuk e dimë se sa forcë kemi brenda nesh, derisa një situatë e vështirë na detyron ta nxjerrim jashtë. Ne kemi një aftësi të madhe të lindur për t’u përshtatur me mjedisin tonë të ri. Si qenie njerëzore, kemi këtë aftësi impresionuese për të rezistuar në momente tepër të vështira, me organizëm të fortë dhe mendje të aftë. Rezistenca është në “gjumë”, por vjen në lojë kur jeta e kërkon atë.

Jemi lindur për gjëra të mëdha

Brenda secilit prej nesh ka një potencial të madh. Ne mendojmë vazhdimisht për aftësinë që kemi për t’u bërë ashtu siç duam: si prindi më i mirë, si një burrë biznesi i suksesshëm që krijon vende pune, si një partner perfekt ose thjesht si një njeri me zemër të madhe që kontribuon për shoqërinë. Nuk do të jemi në gjendje të përmbushim veten nëse nuk “marrim për dore” jetën tonë, duke pranuar kaosin që na rrethon.

Kaosi na bën të kuptojmë se çfarë është më e rëndësishme

Kur ne “përqafojmë” kaosin, kuptojmë se për çfarë jemi të lumtur dhe për çfarë jemi të pakënaqur. Vetëzbulimi vjen në kohë konfuzioni, çrregullimi, kur ne ndihemi të humbur. Në momente të tilla mendja jonë kupton se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ne. shqip.al

  
        
          

Komentoni