Te mbash trupin ne forme me kercim tashme eshte e mundur. Belly Dance muskujt e barkut
Home » Studenti Online » Dega Sociologji » Te mbash trupin ne forme me kercim tashme eshte e mundur.

Te mbash trupin ne forme me kercim tashme eshte e mundur.

E ku ka më mirë sesa të dobësohesh duke u zbavitur? Falë kërcimit ju kryeni një aktivitet fizik argëtues dhe në të njëjtën kohë tonifikoni këmbët dhe barkun. E rëndësishme është që të zgjidhni kërcimin që ju pëlqen më shumë, duke u bazuar te aftësitë tuaja. Doni të dobësoheni? Zgjidhni striptizën. Dëshironi të keni të ndenjura si të Pippa Middleton? Kërceni “Hip-hop”. Ja cilat kërcime duhet të praktikoni për të pasur një trup të bukur.

Te mbash trupin ne forme me kercim tashme eshte e mundur. Belly Dance muskujt e barkut

Belly Dance

Ky lloj kërcimi ju ndihmon jo vetëm për të qenë më sensuale, por edhe për të tonifikuar muskujt e barkut dhe shpinës. Është ideal për personat që kanë pësuar trauma fizike dhe nuk mund të sforcohen më shumë se ç’duhet.

Striptizë

I riprezantuar nga Dita Von Teese, striptiza është ideale për të djegur yndyrat, për të forcuar muskujt e barkut dhe për të modeluar këmbët.

Kërcim klasik

Nuk është e domosdoshme që të interpretoni “Mjellmën e zezë” për të thënë se po kërceni kërcim klasik. Mund të përqendroheni te fuqia e tij kardiotonike dhe aftësia për të forcuar muskujt e barkut dhe të shpinës.

Zumba

Ju pëlqen që të lëvizni në ritmin e muzikës dhe dëshironi të hiqni kilet e tepërta? Zumba është zgjedhja e duhur. I bën mirë zemrës dhe ndihmon në tonifikimin e muskujve të vitheve dhe kofshëve.

Bangra

Lëreni veten të joshet nga ky kërcim me origjinë lindore që është shumë i dobishëm për zemrën, shpinën dhe barkun. Përveç të tjerash, me këtë lloj kërcimi do të përmirësoni shumë edhe ekuilibrin.

Salsa

Ky lloj kërcimi i bën mirë si trupit ashtu edhe humorit. Duke praktikuar salsan do të keni këmbë tejet të tonifikuara, por edhe muskujt e shpatullave e gjoksit do të forcohen nga kërcimi në çift.

Kërcime afrikane

Në qoftë se keni dëshirë që të vallëzoni në një mënyrë më origjinale dhe në të njëjtën kohë ky kërcim të jetë efikas edhe për trupin tuaj, atëherë zgjidhni kërcimet afrikane. Do t’ju ndihmojnë sidomos me ushtrimet e streçingut dhe ato për zemrën.

Kërcimet e sallës

Këto lloj vallëzimesh janë efikase për t’u dobësuar, ose për të bërë lëvizje kur nuk jeni më të rinj. Ndihmojnë si në përmirësimin e ekuilibrit ashtu edhe forcimin e muskujve.

Hip-Hop

Ky kërcim është ideal për ata që duan të tonifikojnë kofshët, duke qenë se pjesa më e madhe e hapave bëhen me gjunjë gjysmë të përthyer. Kjo mënyrë kërcimi është efikase për tonifikimin e muskujve të shpinës dhe barkut.

Tip-Tap

Asgjë më shumë sesa ky lloj kërcimi nuk do t’ju ndihmonte që të binit nga pesha. Kërcimi konsiston në lëvizjen e shpejtë dhe të koordinuar të hapave, që favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe tonifikimin e muskujve.

Burimi :  Shqip

Te mbash trupin ne forme me kercim tashme eshte e mundur. Belly Dance muskujt e barkut

  
        
          

Komentoni