Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Komedia “Mizantropi”, Molieri

Komedia “Mizantropi”, Molieri

Komedia “Mizantropi”, Molieri

 

Kjo komedi ka 55 akte. Personazhi kryesor, Alcesti, është personazh tragjikomik. Personazhe të tjerë janë: Selimena, Filenti dhe Elianta.

Alcesti ka të gjitha karakteristikat e një njeriu mizantrop :

  • Zemërimi

  • Përçmimi

  • Mllëfi

Ai nuk duron humorin dhe shakatë, si dhe nuk pranon këshilla. Ai i merr më seriozisht seç duhet. Ngjarjet në këtë komedi zhvillohen brenda 24 orëve. Personazhi kryesor, Alcesti, është në marrëdhënie me tre personazhet e tjerë.  Ai kishte një marrëdhënie të veçantë me gratë. Ndërmjet Selimenës dhe Eliantës ai zgjedh Selimenën, e cila nuk e do aspak dhe as që ka ndërmend ta kalojë jetën me të. Ndërsa me Eliantën, e cila është një femër më e qëndrueshme Alcesti sillet në mënyrë të pasinqertë dhe me hipokrizi. Ai kishte vendosur një hendek ndërmjet tij dhe njerëzve sepse sipas tij njerëzit ishin të pavërtetë  dhe hipokritë. Nga fillimi deri në fund Alcesti mbetet njeri mizantrop që nuk i ndryshon dot zakonet e tij mondane.

 

Karakteristika :

  1. Kjo është një komedi karakteri sepse ka në qendër një karakter të caktuar (Alcestin) dhe paraqet karakterin e tij.
  2. Është komedi zakonesh sepse paraqet zakonet e shoqërisë së lartë
  3. Nëse do të kërkojmë në vepër shkakun dhe pasojën, shkaku ishte mjedisi, shoqëria mondane dhe pasoja ishte mizantropa.
  4. Karakteristikat e njeriut mizantropik janë: zemërimi, mllefi, përçmimi, dhënia rëndësi e çdo gjëje, nuk pranon humorin dhe shakatë.
  5. Alcesti është figurë tragjikomike. Tragjike sepse nuk pranon gabimet e tij dhe nuk përshtatet dot me mjedisin. Komike sepse urren veset e të tjerëve por harron që i ka edhe vetë. Kjo duket në marrëdhënien që ka me tre personazhet e tjerë.
  6. Kjo është vepër klasiciste.
  7. Ka 5 akte.
  8. Personazhet ndjekin rrjedhën logjike të ngjarjeve.
  9. Është një vepër që e bën njeriun të reflektojë dhe të mendojë për veset e veta.
SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com