Fasule me makarona te imeta. Receta gatimi. vaj ulliri
Home » Si Behet » Receta gatimi » Fasule me makarona te imeta. Receta gatimi.

Fasule me makarona te imeta. Receta gatimi.

Fasule me makarona te imeta. Receta gatimi.

 

Perberesit :

  • 2 qepe te thata
  • 1 karote
  • 300 gr fasule te kuqe
  • 250 gr makarona supe (ose makarona te imeta)
  • Salce domateje 3 luge
  • Vaj ulliri
  • Rigon, kripe, piper
  • 1 luge gjelle uthull

Fasule me makarona te imeta. Receta gatimi. vaj ulliri

Pergatitja :

  1. (Fasulet duhet ti ziejme vec me uje ne nje tenxhere. I kullojme nga uji dhe presim te pergatisim pjesen tjeter).
  2. Presim imet qepen, dhe karoten ne rrathe.
  3. Ne tenxheren qe do ziejme gjellen, i skuqim me vaj ulliri.
  4. Kur te jene skuqur, dhe karota te jete zbutur shtojme salcen.
  5. Shtojme fasulet dhe 1 liter uje.
  6. Hedhim edhe makaronat dhe i leme te ziejne. (Sasia e ujit duhet te jete aq sa te zihen makaronat).
  7. Nderkohe qe ziejne shtojme kripen, piperin dhe rigonin.
  8. Pasi jane zier, shtoni nje luge uthull ne siperfaqe.
  9. Fikeni zjarrin dhe lerini te ftohen pak.

Ju Befshin Mire!

 

  
        
          

Komentoni