Analizë e poezisë "Mall" të Ismail Kadaresë
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Analizë e poezisë “Mall” të Ismail Kadaresë

Analizë e poezisë “Mall” të Ismail Kadaresë

Analizë e poezisë “Mall” të Ismail Kadaresë

 

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot per dreq:
“Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç”.

Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s’po zgjohemi valle?…
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall

 

 

Kjo është një lirikë dashurie.

Shiu në këtë poezi është produkt i natyrës. ai jepet si simbol i kthjelltësisë.

Fjala qelq është një fjalë mjaft e goditur. Kjo fjalë e zëvendësuar me fjalën dritare nuk do të kishte të njëjtin kuptim.

Pikat e kristalta të këtij shiu që ka rënë në qelq krijojnë një lidhje semantike me mallin (loti në faqe). Ndjenja e mallit është e pranishme në të gjithë veprën e Kadaresë. Malli është një dhuratë përkujtimore që në kohet e lashta. Kadare zbulon mungesën dhe mungesa vetvetiu sjell mallin. Ai ndjente mungesën e qytetit të lindjes, të plakave, të thashethemeve, të njerëzve të dashur. Ishte malli për gjërat e munguara që e kthen atë nga rruga e kotësisë ne një shkrimtar të madh.

paradoksi – vendosja pranë e dy gjërave të kundërta.

Natyra në këtë poezi përcakton ndjenjat njerëzore. Dashuria është një forcë e brendshme e njeriut, që e gjallëron, zbukuron dhe fisnikëron atë. Ashtu siç lind vetvetiu nga thellësia e shpirtit njerëzor ashtu edhe mund të humbasë papritur. Kështu mbetet i bukur vetëm kujtimi i saj, malli për një rikthim të pamundshëm.

Te kjo poezi dashuri ka humbur pa u kuptuar, i në ëndërr, prandaj dita është monotone dhe qielli pa ylber në mes. Atë nuk e rikthen asgjë, prandaj ish të dashuruarve u mbetet vetëm malli.

Pikat e shiut në qelqet e dritares janë lotët e keqardhjes për dashurinë e humbur.

  
        
          

Komentoni