Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Evandro Malshi – Defrim ne pendim (Poezi)

Evandro Malshi – Defrim ne pendim (Poezi)

Evandro Malshi – Defrim ne pendim (Poezi)

Dëfrim e pendim

Do të të thërras e do të të flas,
S’do më pushojë buza në gas…
Do të të ofroj një gotë fërnet,
Që nga qielli të zbresësh në det…

E do ulemi të kuvendojmë,
Të kujtohemi e të mashtrojmë,
Për të thëna e të pabëra,
Për fije peri e gjilpëra…

Do të dëgjoj e do më dëgjosh,
Do të vlerësoj e do më imitosh,
Do të kritikoj e do më ofendosh,
Me të bërtitura do më ndalosh…

Pastaj me veten un’ do mërzitem,
Se nga truri më s’do më shqitesh,
Çfarë i bëra vetes që të njoftova,
Humba kohë e asgjë s’fitova…

Se pijanecët kurrë s’do përshtaten,
Dy gurë bashkë jo nuk zënë vend,
Se të vdekurit për ta s’do ngjallen,
E dehura e tyre asgjë nuk ndreq.

Evandro Malshi ✍️?

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com