Kek djathi me shije vanilje. Receta gatimi
Home » Si Behet » Receta gatimi » Kek djathi me shije vanilje. Receta gatimi

Kek djathi me shije vanilje. Receta gatimi

Kek djathi me shije vanilje. Receta gatimi

Kek djathi me shije vanilje. Receta gatimi

Perberesit :

  • 250 gr kek i vogel. (Sikur blehen neper markete)
  • 120 gr gjalp

Per pergatitjen e kremit nevojiten :

  • 600 gr djathe Philadelphia
  • 150 gr sheqer
  • 30 gr niseshte
  • 2 luge gjelle vanilje
  • 4 kokrra veze
  • gjysem luge caji kripe

Pergatitja :

Kekun sikur e kemi e ndajme ne rriska te vogla. Zbusim gjalpin dhe i perziejme ne nje ene. Te gjithe copat e gjalpit duhet te jene njomur ne gjalp. Keshtu kete mase e shtrijme ne nje tepsi katrore jo shume te madhe.

Ne nje ene tjeter shtojme : Djathin Philadelphia. Vezet. Niseshten. Vaniljen. Sheqerin.

Keto produkte i perziejme mire e mire me nje luge druri. Kerkon force dhe kohe qe te behet nje mase kremoze. Kur te shihni se eshte bere nje mase e njetrajtshme, pa toptha e keni gati. Shtrojeni mbi katroret e grire te kekut ne tepsi. (Ne siperfaqe edhe mund te hidhni pak recel te lengesh. Mbase copa frutash. Cfare te deshironi)..

Kek djathi me shije vanilje. Receta gatimi

Futeni ne furre keshtu sic e keni. Nuk do me shume se 30 minuta ne 180 grade. Por duhet edhe ta shikoni me sy qe te mos digjet. Pasi te piqet nxirreni dhe lereni te ftohet.

Do provoni nje shije teper te vecante.

Trajta e kekut nese nuk hidhni asgje siper del e tille :

Kek djathi me shije vanilje. Receta gatimi

JU BEFTE MIRE!

  
        
          

Komentoni