Kek me manderina. Receta gatimi. gjalp mandarina
Home » Si Behet » Receta gatimi » Kek me mandarina. Receta gatimi.

Kek me mandarina. Receta gatimi.

Kek me mandarina. Receta gatimi.

Perberesit :

  • 3 kokrra veze
  • 2 gota uji miell
  • 1 filxhan e gjysem sheqer
  • 50 gram gjalp
  • 5-6 kokrra mandarina
  • 1 luge caji sode per fryerje
  • 1 luge caji vanilje
  • (Forma embelsirash)

Kek me mandarina. Receta gatimi. gjalp mandarina

Pergatitja :

Hedhim ne nje ene vezet dhe sheqerin. I rrahim me mikser derisa te tretet sheqeri. Masa e vezeve do te fryhet. Zbusim pak gjalpin dhe e perziejme me vezet. I rrahim perseri bashke.

Pastaj shtojme miellin, soden dhe vaniljen. Miellin e hedhim avash avash dhe e perziejme. Duhet te kemi kujdes qe te mos mbetet asnje topth mielli i paplasur.

Shtrydhim mandarinat dhe lengun e hedhim mbi brume. I trazojme mire ne menyre qe lengu te perhapet njetrajtesisht. Lekuret e mandarinave i grijme imet dhe i shtojme gjithashtu ne brume.

E vendosim brumin neper format e embelsirave dhe i fusim ne furre. Furra duhet te jete ngrohur paraprakisht. Pjekja behet ne 180 grade per 20-25 minuta.

Kek me mandarina. Receta gatimi. gjalp mandarina

Kur te piqen nxjerrim, i leme te ftohen.Pastaj i largojme nga format dhe jane gati per servirje.

Ju befshin mire!

  
        
          

Komentoni