Thonjte fallco. A kane vetem anen pozitive te estetikes? estetike, thonj, kimikate
Home » Si Behet » Mode » Thonjte fallco. A kane vetem anen pozitive te estetikes?

Thonjte fallco. A kane vetem anen pozitive te estetikes?

Thonjte fallco. A kane vetem anen pozitive te estetikes?

Thonjte fallco. A kane vetem anen pozitive te estetikes? estetike, thonj, kimikate

Femrat kane tendencen qe ti kushtojne shume rendesi pamjes se jashtme. Ne fakt deri diku eshte dicka shume e mire. Paraqitja e jashtme do te thote shume. Sidomos kur behet fjale per tu takuar me njerez te cilet nuk i shohim shpesh. Te flasesh per veten ndonjehere nuk ke nevojshe te perdoresh fjale. Eshte veshja, dhe detaje te vogla te cilet u prezantojne ju!

Fatkeqesisht niveli i vetevleresimit nuk eshte i larte tek te gjithe. Dikush urren ngjyren e flokeve. Te tjere nuk durojne dot formen e vetullave. Por ka edhe vajza qe acarohen nga thonjte e tyre. Mbase ngaqe jane te vegjel, ose nga butesia e tyre. Keto jane tipare te cilet ne nuk i zgjedhim vete. Prandaj duhet te kujdesemi per to.

Kam vendosur te flas per thonjte fallco. (Si ato me xhel, edhe ato me tipsa.) A kane ata vetem anen pozitive te estetikes? Dmth pervec se te ben doren te duket elegante a permbajne ndonje ane te fshehte?   Sigurisht qe thonjte fallco u bejne te dukeni bukur. Por jo vetem kaq……….

  • Se pari : Jane trup i huaj i bezdisshem.

Mund te jeni mesuar me ta. Mbase nuk u bejne pershtypje ne duar. Por ata mbeten trupa te huaj. Sigurisht qe me thonje fallco nuk i rregulloni floket aq thjeshte sa me thonjte tuaj. Te lani enet, te rregulloni krevatin, apo te mbyllni zinxhirin e xhinseve.

  • Se dyti : Fole bakteresh.

Duke qene se jane te gjate, do mbushen me mbeturina. Sigurisht qe nuk pastrohen aq lehte sa thonjte tuaj. Do te kaloni me shume baktere sesa mendoni duke ngrene me ata duar.

  • E treta : Kimikate ne zona delikate.

Anash thonjve eshte nje zone shume delikate. E keni vene re sa shpejt infektohet ajo pjese anash tyre. Keshtu duke vene tipsa apo xhel, infektoheni. te gjitha ata produkte pa ndrojtje quhen kimikate.

  • Gjithashtu : Shkaktojne dhimbje gjate heqjes se tyre.

Thonjte fallco. A kane vetem anen pozitive te estetikes? estetike, thonj, kimikate

Nese provoni te hiqni vete tipsin do gjakosni thonjte tuaj. Dhimbja do te jete e tmerrshme. Do shkoktoje enjtje dhe gjakderdhje. Nuk do jeni ne gjendje as te duroni ujin e vaket ne to.

  • Se fundmi : Dobesimi i thonjit tuaj.

    Thonjte fallco. A kane vetem anen pozitive te estetikes? estetike, thonj, kimikate

Sigurisht kjo eshte e pritshme. Nga gerryerja e vazhdueshme e bazes se thonjit per mbushje do kete edhe demtim. Behet fjale per demtim ne disa shtresa te thonjit. E nese nje dite vendosni te mos i beni me, do keni duar te demtuara. Thonje te shtremberuar dhe te sosur.

 

Bukuria kerkon sakrifica. Por ju mos zgjidhni te sakrifikoni shendetin tuaj!

  
        
          

Komentoni