Besim Zekthi & Rexhep Celiku Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore Teatri Kombetar dhe Teatri i operas dhe Baletit Feste ka sot Shqiperia & Vallja e shqipeve
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Besim Zekthi & Rexhep Celiku : Legjendat e valles shqiptare.

Besim Zekthi & Rexhep Celiku : Legjendat e valles shqiptare.

Besim Zekthi & Rexhep Celiku :

Legjendat e valles shqiptare.

Besim Zekthi & Rexhep Celiku Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore Teatri Kombetar dhe Teatri i operas dhe Baletit Feste ka sot Shqiperia & Vallja e shqipeve

Besim Zekthi:

Do ta filloj me kete titull sepse e meritojne me te vertete. Jane te vetmit qe kane ofruar kaq shume per vallen shqpitare. Kane kaluar gjithe jeten e tyre duke krijuar per skenen shqiptare.

Besim Zekthi ka lindur ne Tirane me 5 shkurt te vitit 1936. Mjeshter i valles popullore shqiptare. I pakrahasueshmi i Ansamlit te Kengeve dhe Valleve Popullore.

Per here te pare prezantohet ne Filarmonine e Shtetit ku perfshiheshin te gjithe veprimtarite artistike te kohes.  Shfaqjet jepeshin ne Teatrin Popullor ku drejtor ishte Kol Jakova. Pastaj u be ndarja e ketij institucioni ne : Teatri Kombetar dhe Teatri i operas dhe Baletit. Ne te njejtin vit lindi edhe Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore me drejtor artistik “Artisti i Popullit”  Cesk Zadeja. Ne vitin 1970, Besim Zekthi ishte protagonisti kryesor qe dha kontributin e tij per te fituar Gjerdanin e Arte ne festivalin e Dizhonit te Frances.

Besim Zekthi eshte protagonisti i valleve te paharrueshme :

Feste ka sot Shqiperia & Vallja e shqipeve.

Keto dy valle te ekzekutuara nga Besim Zekthi me shume pasion, jane ato qe i dhane artistit kulmin e fames se tij. Koreografi i famshem ka ofruar gjysmen e jetes se tij per skenen shqiptare.

Faleminderit Mjeshter.

Rexhep Celiku:

Besim Zekthi & Rexhep Celiku Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore Teatri Kombetar dhe Teatri i operas dhe Baletit Feste ka sot Shqiperia & Vallja e shqipeve 1

I lindur me 19 korrik te vitit 1954 ne Tirane. Solist ne Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore qe nga viti 1976. Rekrutimi i tij u be nga profesor Panajot Kanaci ndersa Rexhepi kishte filluar te ndihmonte familjen duke punuar. Si fillim ai kishte zgjedhur ndertimin, kjo per faktin se paguhej me mire nga punet e tjera.

Repertori i tij numeron rreth 8000 shfaqje artistike. Nder to numerohen 32 mije role te ekzekutuara me mjeshteri. Ka dhene shfaqje artistike brenda dhe jashte Shqiperise.

Alfred Moisiu, President i Republikes e ka nderuar me titullin “Mjeshter i Madh”, per kontributin qe ka dhene ne skenat shqiptare.

Dedin Suli ka bere edhe nje monografi per figuren artistike te Celikut te quajtur : Valltari fluturues. Jeta artistike 45 vjecare e artistit eshte pasqyruar ne kete monografi.

  
        
          

Komentoni