Patate dhe berxholla ne furre. Receta gatimi te thjeshta.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Patate dhe berxholla ne furre. Receta gatimi te thjeshta.

Patate dhe berxholla ne furre. Receta gatimi te thjeshta.

Patate dhe berxholla ne furre.

Receta gatimi te thjeshta.

Patate dhe berxholla

Patate dhe berxholla ne furre. Receta gatimi te thjeshta.

Perberesit :

  • 4-5 berxolla. (Per aq persona sa deshironi.)
  • 5-6 kokrra patate mesatare.
  • piper
  • rigon
  • kripe
  • spec i kuq i bluar

Perberesit per salcen e berxollave :

  • Dy luge mustarde
  • 2-3 luge majoneze
  • pak piper
  • pak spec i kuq i bluar
  • Ca rigon te thate

Pergatitja :

Veme nje tave me uje dhe pak kripe ne zjarr. Qerojme patatet dhe i presim ne rrathe. I veme te marrin nje vale per 4-5 minuta. Berxollat duhet te jene te shkrira. Ua japim edhe atyre nje zierje jo me shume se 3 minuta. Nxjerrim patatet nga uji. I kullojme. Marrim nje tepsi. Hedhim vaj ulliri ne te. Dhe rrjeshtojme patatet. Siper tyre vendosim edhe berxhollat. Hedhim krip, piper, specin e kuq dhe rigon. U hidhet edhe pak vaj siper. Futen ne furre me 200 grade per 35-40 minuta.

Pergatitja e salces se mishit :

Marrim nje tas dhe hedhim mustarden dhe majonezen. Perzihen mire me njera tjetren. U shtojme nje luge vaj ulliri. Perzihen mire bashke. Pastaj hedhim pak spec te kuq dhe pak piper. Do na formohet nje mase e lengshme me ngjyre te celet.

Patate dhe berxholla ne furre. Receta gatimi te thjeshta.

Pasi te nxjerrim nga furra patatet dhe berxollat i servirim. Sipas deshires hidhet edhe salca.

U befte mire!

  
        
          

Komentoni