Home » Fillimi » Makarona me patellxhan ne furre. Receta gatimi tradicionale greke.

Makarona me patellxhan ne furre. Receta gatimi tradicionale greke.

Makarona me patellxhan ne furre.

Receta gatimi tradicionale greke.

Makarona me patellxhan ne furre. Receta gatimi tradicionale greke.

Perberesit :

  • nje pako makarona te shkurtera
  • 1 kg patellxhan
  • 3-4 domate
  • 350 gram proshute
  • 250 gr djathe i tymosur
  • 120 gr moxarella
  • 150 gr parmixhan i grire
  • borzilok i fresket
  • nje filxhan vaj ulliri
  • kripe, piper (Sipas nevojave ushqyese.)
  • hudher 2 thelpinj

Pergatitja :

Si fillim do lahen patellxhanet dhe do priten ne feta te rrumbullaketa. Ashtu sic i kemi i lyejme me vaj ulliri nepermjet nje furce dhe i vendosim ne zgare te piqen. (Ose ne tostieren qe thekni buken.) I leme jo me shume se 2-3 minuta ne te dyja anet.

Pastaj marrim nje tenxhere. Hedhim nje liter e gjysme uje pak kripe, 3-4 luge vaj. Dhe e leme te zieje uji. Pastaj shtojme makaronat. Nuk duhet te lihen me shume se 5-6 minuta. Kur te zihen, kullojini dhe lerini te ftohen.

Pergatitja e salces.

Nje tigan e vendosim ne zjarr mesatar. Hedhim vajin e ullirit dhe e lejme te arrije nxehtesine maksimale. Presim thelbinjte e hudhres dhe i hedhim ne vaj. Domatet i presime ne kube te vogla dhe i hedhim gjithashtu ne tigan. I leme te skuqen bashke. Tani shtojme edhe proshuten e ndare ne copa. Shkepusim 3-4 gjethe borzilok te vogla dhe ua hedhim siper. Pervec borzilokut hidhni edhe kripe, edhe piper, sigurisht sipas deshires se konsumimit. Perzihen mire e mire qe te perhapet aroma. Nuk lihen edhe per shume kohe ne zjarr. Maksimumi edhe per 4-5 minuta. Ne menyre qe salca te mbetet e lengshme.

Pergatitja e taves.

Taven qe do perdorim per pjekje e lyejme me vaj ulliri. Rendisim fetat e patellxhaneve. Makaronat sikur i kemi i perziejme me djathrat. Se pari hedhim moxarellen, pastaj djathin e tymosur. Siper fetave te patellxhanit shtojme edhe makaronat. Tani mbi makaronat vendosim edhe nej rrjesht me feta patellxhani. Siper tyre shtojme djathin parmixhan te grire. Sperkaten me pak vaj dhe futen ne furre. Lihen ne pjekje per 35 minuta ne temp 240 grade. (Sigurisht qe nuk eshte e detyrueshme, sepse e zgjidhni vete kohen e gatimit.)

PAsi te shihni se djathi eshte shkrire dhe patellxhanet kane marre ngjyre, fikeni furrre. Lerini per 2-3 minuta te rrine ne ajrin e nxehte. Nxirreni dhe priteni ne porcione sipas deshires.

Makarona me patellxhan ne furre. Receta gatimi tradicionale greke.

MAkaronat me patellxhan ne furre jane gati. Shijojeni vaktin tuaj!

  
        
          

Komentoni