Home » Si Behet » Receta gatimi » Si behen melci pule me kos e djathe. Receta gatimi.

Si behen melci pule me kos e djathe. Receta gatimi.

Si behen melci pule me kos e djathe.

Receta gatimi.

Si behen melci pule me kos e djathe.  Receta gatimi.

 Perberesit :

(Per 3-4 persona)

  • 600 gr melci pule
  • nje filxhan caji kos
  • nje filxhan djathe kackavall u grire
  • 4 luge salce domatesh
  • 4-5 thelpinj hudher
  • borzilok, cincer, piper, rigon.
  • nje filxhan vaj ulliri
  • pak gjalp

Pergatitja :

Ne nje tigan hedhim vaj ulliri dhe e leme te arrije temperature mesatare. Grijme hudhrat ne copa te vogla dhe i hedhim ne te. I kaverdisim ne zjarr te ulet. Ne menyre qe aroma e hudhres te dale sa me natyrale. Pastaj shtojme melcite e pules. I skuqim me zjarr te avashte bashke me hudhren.

I leme sebashku deri sa te shterrojne ujin qe kane leshuar. Keshtu veme re se del yndyra ne anet e tiganit. Pikerisht ne kete moment hedhim erezat. Borzilokun nese e kemi te njome e copetojme ne copa te imeta. Shtojme edhe piperin, rigonin dhe cinceren. Pas pak hedhim gjalpin. E leme te hapet nejtrajtesisht neper tigan.

Kur te jene melcite duke u skuqur ne vaj dhe  gjalp, shtojme kosin dhe pastaj djathin e grire. Skuqen nderkohe me zjarr te lehte. Kur te jene duke u shterruar pak, shtojme salcen. (Sasine sipas preferences dhe deshires.)

Nuk lihen per me shume se edhe 5 minuta ne zjarr. I fikim dhe i lene te nxjerrin avullin. Servirja behet kur te jene te ngrohta.

Si behen melci pule me kos e djathe.  Receta gatimi.

U befshin mire!

 

 

 

  
        
          

Komentoni