mentaliteti , Dhuna ndaj grave sistemin e korruptuar NDRYSHOJMË SHQIPËRINË shqiperi e bashkuar probleme shoqërore
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Shqiperi e bashkuar !

Shqiperi e bashkuar !

Shqiperi e bashkuar

Jetojmë në Shqipëri dhe e dimë, që ajo ka probleme.

Problemi i parë që më vjen në mendje është varfëria e familjeve shqiptare. Ndërkohë që unë jam në një dhomë të ngrohtë para këtij kompjuteri dhe po shkruaj, shumë familje shqiptare janë jashtë, po dridhen në të ftohtë, po vdesin nga uria … Shume fëmijë të varfër po i luten zotit , që prindërit e tyre të kenë arritur të gjejnë dicka për të ngrënë.

Une nuk i imagjinoj dot sytë e atyre fëmijëve, kur prindërit kthehen duarbosh.

Ka dhe nga ata fëmijë, që tani janë jashtë duke lypur. Shumë familje janë strukur në një divan, mbuluar me nje batanije. Kjo sepse nuk kanë para as për të blerë një qiri, e jo më të paguajnë dritat. Tani sapo bëra gati çantën për në shkollë. Jam e vetëdijshme se shumë fëmijë të tjerë pavarësisht dëshirës së madhe, nuk mund të shkojnë në shkollë.

Ankohem çdo ditë, se zgjohem herët për të kapur një autobus bosh. Shumë adoleshentë të tjerë si unë janë zgjuar që në pesë të mëngjesit. Bëjnë cdo ditë nga dy orë rrugë në këmbë për të arritur në shkollë. Dhe pavarësisht kësaj sakrifice, durojnë edhe fjalët e nxënësve në shkollë.

E si jo, në Shqipëri i pasuri është mbi të varfërin.

I varfëri rri deri në orën dy të natës duke mësuar, kurse ata të pasurit rrinë deri në dy të natës në telefon. Shkollën normalisht e marrin me lek sepse kemi sistemin e korruptuar. Nuk kam frikë ta them, sepse është një fenomen i shpeshtë në shkollat shqiptare.

Një tjetër problem në Shqipëri është dhe dhuna ndaj grave, por edhe ndaj burrave.

Ky fenomen ndodh kohët e funit edhe ndaj fëmijëve apo të moshuarve. Kam rastisur vetë në shumë raste të tilla. Prindi tërheq fëmijën prej bluze në mes të rrugës, sepse këmbënguli për të blerë diçka në dyqan ndoshta shumë të shtrenjtë. Përveç dëmit fizik dhe moral ndaj fëmijës suaj, o prindër , ushqeni dhunë dhe tek ata fëmijë ,që po kalojnë aty dhe po ju shohin. Nuk e kuptoj ndonjëherë, se pse zoti iu jep fëmijë prindërve të tillë.

Të tjerë dëshirojnë shumë një fëmijë dhe zoti nuk ua jep.

Pse zoti iu jep fëmijë atyre prindërve, që mezi presin t’i hedhin në rrugë , në kazanët e mbeturinave apo t’i braktisin në jetimore, që në çastin kur lindin.

Pse në Shqipëri ekziston akoma mentaliteti “I mykur” i burrit mbi gruan ?

Gruaja duhet të lajë ,të pastrojë ,të gatuajë. Duhet të kujdeset për fëmijët. Të shkojë në punë normalisht qe po. Në darkë kur i shoqi të kthehet nga puna mund të ushtrojë dhe dhunë mbi të në sy të fëmijëve, a thua se është thjesht një rreckë ? Pse ?

Brezi jonë duhet të reflektojë tashmë. Duhet të kuptojmë se ne kemi në dorë të ndryshojmë Shqipërinë. Duhet të kuptojmë se para problemeve politike kemi mjaft probleme shoqërore. Nëse ne bëhemi një, mund të ndryshojmë jo vetëm Shqipërinë, por edhe botën…

TË GJITHË BASHKË KEMI PUSHTETIN TË NDRYSHOJMË SHQIPËRINË !
Për një Shqipëri më të mirë !

mentaliteti , Dhuna ndaj grave sistemin e korruptuar NDRYSHOJMË SHQIPËRINË shqiperi e bashkuar probleme shoqërore

 

Markejla Met’hasani
  
        
          

Komentoni