
Të gjithëve na ka ndodhur që të gabojmë me sasinë e kripës gjatë gatimit. Por janë disa mënyra të thjeshta të cilat do t’u rikthejnë shijen gatimeve tuaja. Nuk keni sepse t’i hidhni në plehra pasi duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë…
Sheqeri
Nese keni gatuar supe apo ndonje lloj salce te lengshme ju ndihmon sheqeri. Mjafton te tretni pas sheqer ne uje dhe te ja hidhni gjelles. Perziejeni per disa minuta dhe shija e kripes do te largohet. Ne kete menyre ju do te mund ta shijoni ate sikur te mos kishit gabuar me pare.
Patatja
Kjo gjithashtu është një mënyrë fantastike për të larguar kripën e tepërt. Prisni disa kube patatesh, vendosini në fund të enës me gjelle dhe lërini derisa ato te bëhen transparente. Pasi t’i hiqni do e kuptoni menjëherë ndryshimin.
Buka
Ashtu si me patatet, mjafton të futni disa copa buke në fundin e gatimit. Ajo do përthithë kripën e tepërt. Pastaj mund ta largoni ate pa u thermuar ne ene.
Uji
Për gatime me mish tek të cilat e keni tepruar me kripën do ju duhet të shtoni një sasi uji. Lëreni mishin të vlojë për disa minuta dhe më pas largojeni nga ena.