ne kaq pak tirane fatos arapi gjuhe letersi provim proze poezi
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Në kaq pak Tiranë

Në kaq pak Tiranë

Fatos Arapi

Ne kaq pak Tirane. Fatos Arapi. Poezi. Gjuhe letersi

Në kaq pak Tiranë,
si mund të mbetesh kujtim,
si mund të kthehesh në mall.

Dhimbja e natës
natën e zgjon. –
Si mund të bëhesh tragjedi…
Në kaq pak Tiranë.
(1981)

Në kaq pak Tiranë, është poezi e shkëputur nga vëllimi i dytë poetik me të njëjtin titull “Në kaq pak Tiranë” dhe ka poezitë e zgjedhura të viteve 1990- 1996. Botimi ka ruajtur drejtshkrimin e kohës.
Fatos Arapi është cilësuar poet elitar shqiptar, kuota më e lartë e krijimit poetik. Ky vlerësim vjen si nga studiuesit e huaj dhe nga kritika letrare shqiptare. Ai është një nga etërit themeltarë të poezisë bashkëkohore shqipe. Ai u bë pjesë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.

Fatosi njihet si autor i poezisë ekzistenciale filozofike.

Ka një varg tronditës. Vërtetësi që kullon art e plagë. Varg të ngjeshur, konciz. Nga sa kam lexuar po them se ky botim është ngjarja letrare më e fundit për poezinë shqipe. Një ngjarje e shënuar. Fatos Arapi është poeti i një poezie shumë origjinale dhe që dëshmon një energji krijuese të pashterrur ende. Admiruesit dhe ndjekësit e poezisë kanë se çfarë të lexojnë këto ditë, si dhe në vijim, sidomos të rinjtë për të patur një portret të plotë të poetit të njohur. Poezia e tij nuk njeh kufij kohorë. I ka thyer ato, shumë më herët se kufijtë gjeografikë, mbase që atëherë, kur autori ndihej ngushtë “në kaq pak Tiranë”. Duket qartazi që fjala e tij – si edhe vetë njerëzit – e kishte të vështirë të kalonte traun doganor të ideologjisë…

Për të Tirana është “shumë pak” për të mbetur kujtim, “shumë pak” për t’u kthyer në mall.


Vargu si strukturë e imtë e poezisë merr peshë, gdhendet, shndrit, godet. Prej vargut merr peshë fjala. E fillon dhe e përfundon poezine me të njëjtin varg, duke e theksuar në këtë mënyrë më shumë “ngushtësisë“ së këtij qyteti ku ai jetoi.

  
        
          

Komentoni