UNICORN (Njëbrirëshi). Cfare eshte dhe cfare funksioni ka.
Home » Dega Ekonomi-Finance » UNICORN (Njëbrirëshi). Cfare eshte dhe cfare funksioni ka.

UNICORN (Njëbrirëshi). Cfare eshte dhe cfare funksioni ka.

UNICORN (Njëbrirëshi). Cfare eshte dhe cfare funksioni ka.

Kompanitë private të vlerësuara nga investitorët me  1 Bilion $ dhe lart quhen Unicorn (Njëbrirësh). Më së shumti janë kompani që ofrojnë sherbime në industrinë e teknologjisë dhe informacionit. Janë në sektorin më të rëndësishëm dhe inovator të ekonomisë.

Unicornët janë kompani që sjellin fitime marramëndëse. Ata fokusohen në projektet e kërkim-zhvillimit. Ofrojnë produkte dhe shërbime krejtësisht të reja për klientët duke hedhur poshtë shumë produkte ekzistuese duke krijuar sektorë të mëdhenj në industrinë e teknologjisë:

  1. Mikroçipet
  2. Softwarë-t
  3. Networking & Interneti
  4. Hardwarët:
  • pajisje komunikimi
  • kompjutera
  • pajisje network-u
  • instrumente teknologjike
  • pajisje elektonike

Termi “Unicorn” u përdor për herë të parë nga Aileen Lee, thmeluesja e CowboyVC në Kaliforni dhe filloi të bëhej i njohur në fundin e viteve 90′.

Unicornët (Njëbrirëshat), krijesa të lashta mitologjike, janë bërë tashmë një ndër emrat më të përmendur në fushen e biznesit dhe financës.

Termi “Unicorn”përdorej për të treguar se sa të rralla ishin këto komapni.Por në ditët e sotme kjo nuk ështe më nje dukuri aq e rralle.

  • Madje ekzistojnë edhe kompanitë me vlerë mbi 10 Bilion $.Këto kompani quhen “kompani-shpërthyese” apo “Decacorn”.
  • Kompanitë me vlerë mbi 100 bilion $ quhen “Super-unicorn”(Super-njëbrirësh).
  • “Unicornët e vdekur” janë kompanitë që kanë pasur një vlerë prej 1 bilion $ në të shkuarën por, janë “varrosur” nga ulja e besimit të investitorëve dhe nga ulja e përdorimit të produkteve të tyre  prej konsumatorëve.

Numri total i kompanive Unicorn(Njëbrirësh) është 183 dhe vlera totale kumulative është 652 Bilion $.

Kompania Vlera (në bilon $) Data e bashkimit Vendi
Uber 68$ 23.8.2013 SHBA
Xiaomi 46$ 21.12.2011 Kinë
Didi Chuxing 33.8$ 31.12.2014 Kinë
Airbnb 30$ 26.7.2011 SHBA
Palantir Techonologies 20$ 5.5.2011 SHBA
Lu.com 18.5$ 26.12.2014 Kinë
China Internet Plus Holding 18$ 22.12.2015 Kinë

 

Snaphat 18$ 11.12.2013 SHBA
WeWork 16.9$ 3.2.2014 SHBA
Flipkart 16$ 6.8.2012 Indi
  • Uber është themeluar në vitin 2009 nga Travis Kalanick dhe Garrett Camp në San Francisco.

  • Xiaomi është një kompani private në Beijing, e themeluar në vitin 2010 nga Lei Jun.

  • Airbnb u themelua nga Brian Chesky dhe Joe Gebbia në vitin 2008 në San Francisco.

 Nga E. Tafaj

  
        
          

Komentoni