Nicolas Maduro. Si u be nga shofer autobusi, president i nje shteti.

Nicolas Maduro. Si u be nga shofer autobusi, president i nje shteti.

Nicolas Maduro. Si u be nga shofer autobusi, president i nje shteti.
Nicolas Maduro

Historia e nje njeriu te thjeshte, qe arriti te behet nder njerezit me te njohur ne bote.

Historia eshte shume e vecante. Njeriu qe arriti te behej president i Venezueles nga shofer autobusi, truproje, mbeshtetes i Hugo Chavez dhe pastaj president. Per shume kohe Venezuela eshte quajtur vendi me i pasur per arin e zi. Kjo per faktin se ka rezervat me te medha te naftes ne nentoken e saj. Vitet e fundit ky shtet vuan nje krize te madhe ekonomike. Vlera e lekut te saj ka rene ndjeshem. Shteti nuk funksionon me dhe gjithcka tashme shitet lirshem ne tregun e zi. Per te gjitha keto pasoja akuzohet vetem nje emer.

Eshte presidenti Nicolas Maduro.

Ai lindi ne 23 nentor te vitit 1962 ne Caracas. Babai i tij ishte drejtues i nje sindikate ne zonen ku jetonin. Maduro nuk e mbaroi as shkollen. Ne moshen e adoleshences ai ishte fans i muzikes rock. Nder grupet me te preferuara te tij ishin Led Zeppelin. Gjithmone kishte deshiren qe te krijonte grupin e tij muzikor. Ajo ngeli nje enderr ne sirtarin e deshirave te parealizuara. Ne vitin 1980 filloi pune si shofer autobusi. Ai krijoi nje sindikate per te drejtat e punetoreve te rrjetit urban e cila nuk u njoh kurre. Kjo per arsye se kompania ne te cilen punonte nuk e lejonte nje gje te tille.

Ne vitin 1983 ne kohen e zgjedhjeve u aktivizua si truproje e Jose Vicente Rangel.

Ne moshen 24 vjecare Nicolas Maduro shkoi ne Kube ku ndoqi studimet ne Escuela Nacional de Cuadros Julio Antonio Mella. Kjo ishte qendra e edukimit politik te Bashkimit te Komunisteve te Rinj. Ne vitet 90′ u aktivizua ne Levizjen Revolucionare Bolivare 200, qe kishte krijuar Hugo Chavez. Ne vitin 1992 Hugo Chavez, u mundua te beje grusht shteti me qellim rrezimin e pushtetit qe drejtohej nga Carlos Andres Peres. Chavez arrestohet. Nicolas Maduro ishte bashkeudheheqes i protestes per lirimin e tij. Hugo Chavez vendosi ta ktheje Lezizjen ne nje parti politike. Keshtu u krijua Levizja per Republiken e peste (Movement for the Fifth Republic). Ne vitin 1998 Chavez zgjidhet president i Venezueles. Nderkohe Nicolas Maduro ishte gjithmone pjese e qeverise se Chavez ne poste te ndryshme.

Ne vitin 2006 Nicolas Maduro emerohet minister i jashtem.

Duke perfituar nga ky post Nicolas Maduro krijoi lidhjet e tij me emra te njohur si Kadafi. Viti 2011 sjell per Hugo Chavez nje lajm te keq. Ai meson se eshte i semure me kancer. Edhe pse i semure, ne zgjedhjet e vitit 2012 ai rizgjidhet president i Venezueles me 63% te votave. Ne kete kohe Nicolas Maduro emerohet zv. president. Nderkohe gjendja shendetesore e Chavez rendohej nga dita ne dite. Ne dhjetor te vitit 2012 pak para se ti nenshtrohej operacionit te katert, Chavez shpreh publikisht mbeshtetjen e tij kundrejt Nicolas Maduro. Ai kerkoi qe populli ta votonte si presindent se rast se ai nuk do i mbijetonte operacionit. Ne 5 mars Nicolas Maduro doli perpara popullit duke lajmeruar vdekjen e Hugo Chavez. Armiku e helmoi ate – tha ai.

Hugo Chavez. Ish president i Venezueles.
Hugo Chavez

Disa dite me vone, populli plotesoi deshiren e Hugo Chaves duke votuar per president me 51% te votave Nicolas Maduro.

Kundershtaret politike te Nicolas Maduro, e quajten ate mashtrues dhe diktator. Pas zgjedhjes se tij si president, ekonomia e Venezueles ra ndjeshem. Papunesia u rrit, dhe uria trokiti ne dyert e shume familjeve. Nicolas Maduro ndoqi keshillat dhe veprimet e paraardhesit te tij, Hugo Chavez. Kjo krize ekonomike kishte filluar qe nga viti 2011. Veprat kriminale u rriten ndjeshem. Caracas, vendi i prejardhjes se presidentit Nicolas Maduro, u shpall si vendi me i rrezikshem ne bote. Aty beheshin me dhjetera vrasje dhe grabitje per para. Kur Nicolas Maduro mori pushtetin ra ndjeshem cmimi i naftes. Ne Venezuele filuan te mungojne akoma edhe gjerat me elemetare per mbijetese. Ilacet nuk ekzistonin me ne farmaci.

Keshtu ne vitin 2014 filluan revoltat popullore.

Ne keto revolta ngelen te vrare 43 protestues. Mbi 800 te tjere u plagosen. Per kete Nicolas Maduro akuzonte Ameriken si fajtor kryesor. Ne vitin 2013 ne kanalin shteteror, Nicolas Maduro deklaron se do deboje 3 diplomate amerikane nga Venezuela. U akuzuan se benin sabotazh per shkaterrimin e ekonomise se Venezueles. Diplomateve amerikane ju dha afat kohor 48 ore qe te largoheshin nga Venezuela. Ambasade amerikane nuk e pranoi kurre akuzen per sabotazh nga diplomatet e saj. Ne vitin 2015 presidenti i SHBA, Obama urdheroi vendosjen e sanksioneve kundrejt shtate zyrtareve te qeverise Maduro. Ata u akuzuan per mosrespektim te te drejtave te njeriut.

Venezuela eshte nje kercenim i jashtezakonshem per sigurine kombetare dhe politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara- tha Obama.

Renia e ekonomise ndikoi ne renien e popullaritetit te presidentit Nicolas Maduro. Ne vitin 2015 opozita mblodhi keshillin kombetar. Ishte hera e pare pas 16 vitesh qe opozite merrte shumicen e votave. Megjithate Nicolas Maduro vazhdon te jete president edhe pas mbledhjes se keshillit kombetar. Ne vitin 2016 opozita kerkoi miratimin e ligjit per lirimin nga burgu te kundershtareve politike te Maduros. Gjithsesi ai u shpreh se ata nuk jane te burgosur per politike por per terrorizem. Ne muajin prill keshilli kombetar mblodhi firmat per debimin e Nicolas Maduro nga posti i presidentit. Nderkohe kishin filluar edhe te tjera probleme per Nicolas Maduro. Shkeputjet e vazhdueshme te energjise elektrike ishin tashme fakt. U be pushim i detyrueshem i te gjithe jo punonjesve shteteror.

Ne muajin maj opozita mblodhi 1.8 milion firma per largimin e Nicolas Maduro.

Ky i fundit kembengulte se ato firma nuk ishin te verteta. Ne 13 maj shpallet gjendja e jashtezakonshme. Nicolas Maduro shprehet se eshte i detyruar te veproje keshtu qe te mbroje vendin e tij nga fuqite e huaja. Te nesermen e kesaj dite filluan revoltat popullore. Kerkesa per largimin e Nicolas Maduro kembengulej nga opozita. Ne vitin 2017 gjykata e larte, shperben keshillin e sigurise te opozites. Me kete menyre ajo merr cdo lloj kontrolli ne duart e saj. Akuzuan opoziten se kishin blere firmat dhe votat. Duke pare presionin qe i behej nga shtetet e tjera Nicolas Maduro, detyron gjykaten e larte ta anulloje kete vendim. Revolta popullore u kthye pothuajse ne nje lufte civile ndermjet opozites dhe mbeshtetesve te Nicolas Maduro.

Ne keto protesta ngelen te vrave 153 persona dhe mbi 1200 te tjere te plagosur.

Nicolas Maduro akuzonte Ameriken si zjarrvenese te ketyre protestave. Opozita akuzonte nderkohe Maduron se kjo behej qellimisht qe te vonoheshin zgjedhjet e parakoshme. Ata kerkonin rishikim e kushtetutes. Nderkohe Maduro quante te paligjshme zhvillimin e zgjedhjeve. Serish fillojne protestat popullore. Te pakten 10 persona ngelen serish te vdekur. Keshili kombetar mblidhet dhe voton serish pro Maduros. Nderkohe Amerika pezullon te gjitha llogarite e Nicolas Maduro, dhe i ndalon hyrjen ne Amerike. Ne fillim te vitit 2018, inflacioni ka arritur shifren rekord 2.400%. Shume njerez kerkojne azil politik ne shtete te tjera te botes.

Ne maj te vitit 2018 zhvillohen zgjedhjet. Nicolas Maduro rizgjidhet president. Vetem 46% e popullsise shkuan te votojne.

U regjistrua si numri me i vogel i votuesve ne historine e Venezueles. Shume prej tyre u shprehen se votuan Maduron vetem e vetem qe te perfitonin nga nje shporte me buke qe qeveria Maduro shperndante. Amerika nuk pranoi rezultatin e ketyre zgjedhjeve si te ligjshem. Ne gusht te vitit 2018 u be atentat me dron te mbushur me aksploziv, me qellim vrasjen e Nicolas Maduro. Per kete Nicolas Maduro, akuzoi kundershtaret e tij politik. Ne janar te vitit 2019, Nicolas Maduro u betua serish si presidenti i Venezueles ne mandatin e tij te dyte. Amerika e shpalli ate “Presidenti i paligjshem i Venezueles”.

Si u vra viktima e fundit e luftes se dyte boterore ?

Komentoni