Me te rejat

Home » Fillimi » Dhuratat me te pazakonshme dhe me te cuditshme qe dhurohen per Shen Valentin.

Dhuratat me te pazakonshme dhe me te cuditshme qe dhurohen per Shen Valentin.

14 shkurti shënon ditën zyrtare të dashurisë. Legjenda e ditës së romancës i ka rrënjët në legjenda të ndryshme që kanë mbijetuar në epoka. Por sot kjo festë nuk do të kishte kuptim pa dhuratat dhe mesazhet e dashurisë. Rastet për dhurata janë pa fund gjatë gjithë vitit, prandaj kjo ditë kërkon një të veçantë, të pamenduar nga askush më parë. Një ide do të ishte të stamponit diçka, një veshje apo një jastëk me foton tuaj. Çfarë do të të dhuroni, mos harroni lulet. 50 milionë trëndafila dhurohen vetëm për 14 shkurt në të gjithë botën dhe një miliardë kartolina vetëm në SHBA.

 

 

1. Telekomanda që kontrollon meshkujt

Kjo telekomandë enkas për femrat do tregojë se kush e vesh fundin në marrëdhënien tuaj. Shpesh e kaloni ditën me zënka, humbni zërin nga të bërtiturat dhe ai prapë nuk merr vesh. Telekomanda është e pajisur me butona ku kërkoni puthje, t’ju sjellin ushqim dhe t’ju bëjnë komplimente.

 

2. Postera të personalizuar

Posterat e personalizuar janë mënyra më e mirë për ta mbushur murin me diçka romantike. Mbi to mund të shkruani mesazhin e preferuar mbi foton tuaj apo të parterit. Ato do t’ju kujtojnë jetën e bukur së bashku dhe do ta bëni gjumin e qetë pasi do të jetë e fundit pamje që do të shihni në mbrëmje dhe e para në mëngjes. Foto mund të përdoret edhe në desktop.

 

3. Një elefant për një person të dashur

Kjo është një tjetër dhuratë e pazakontë për ditën e Shën Valentinit. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri askujt nuk i ka shkuar në mend. Përse të mos jini ju të parët t’i dhuroni partnerit/partneres suaj një elefant. Kërkoni në “Google” për African extravaganca.

 

4. Letra bixhozi prej hekuri

Pesëdhjetë e katër letrat janë gdhendur mbi çelik për një pamje të fortë. Letrat gjithashtu janë të pajisura edhe me një kuti mbrojtëse. Nëse kërkoni dhuratën më afatgjatë të mundshme, letrat prej çeliku janë të përsosura.

 

5. Kompleti i thikëve zvicerane

Ndoshta është një prej artikujve më të pazakontë që keni parë në jetën tuaj, por ky komplet thikës ka 87 mjete të ndryshme që mbulojnë 112 funksione. Për fat të keq kushton 1 mijë dollarë, por gjithsesi më pak se thikët individuale.

 

5. Mikrofon sfungjer

Këngët në dush do të shkojnë në një tjetër nivel. Mikrofoni i dyshit është aparati muzikor që gjithmonë keni dashur për pastrimin e mëngjesit. Një dhuratë argëtuese dhe pa shpenzime për dikë që e ka pasion këngën në dush.

 

6. Melodi për në tualet

Ky është cilësuar si produkti më i çuditshëm për dhuratë, por shumë i preferuar. Aparati është jokabllor dhe mund të vendoset tek dera e tualetit. Sa herë ajo do të hapet një altoparlant i vogël do të luajë muzikë.

 

7. Mini frigorifer me USB

Ndonjëherë doni një pije të ftohtë, por nuk doni të ngriheni nga kompjuteri për ta marrë. Zgjidhja është frigoriferi i vogël që punon duke u lidhur me trurin me anë të USB-së. Kur vini fishen frigoriferi ftoh si çdo frigorifer normal.

 

8. Emëroni një yll me emrin që doni

Përjetësojeni dashurinë tuaj duke ua vënë emrin dy yjeve të afërt vetëm për 30 paund. Qielli nuk do jetë më i njëjti; mjafton të ngrini sytë lart dhe të dini se diku yjet tuaj kanë kapur duart dhe po shndërrojnë për ju dhe të dashurit tuaj.

 

9. Arush i personalizuar

Dhuratat për t’u përfaqur janë idealet për çdo rast. Qoftë për ditëlindje, Krishtlindje apo Shën Valentin. Zgjidhni mesazhin e preferuar dhe shkoni dhe stampojeni mbi veshjen e kukullës. Askush nuk do t’ju rezistojë pas kësaj.

 

10. Blini një copë Hënë për 20 paund

Rrezikoni me guxim të bëni atë që askush tjetër s’e ka bërë. Dedikojani një akër hëne “kozmonautes” së preferuar. Kjo dhuratë e veçantë ju pajis me certifikatën e blerjes dhe koordinatat për të gjetur ngastrën, hartën e hënës dhe mjete astrologjie.

Burimi : Tirana observer

Komentoni