Sa perfitime ne shendet kemi nga konsumimi i ujit me kastravec.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Sa perfitime ne shendet kemi nga konsumimi i ujit me kastravec.

Sa perfitime ne shendet kemi nga konsumimi i ujit me kastravec.

Uji me tranguj është një nga pijet më të mira për detoksifikimin e trupit. Ata që e konsumojnë këtë pije kanë shumë përfitime dhe ne po ju paraqesim disa prej tyre.  Ata që duhet ta pinë më shumë janë personat që duan të humbasin peshë.

 

Sa perfitime ne shendet kemi nga konsumimi i ujit me kastravec.

 

Është një depo vitaminash e vlerash ushqyese

Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

 

 

Mban në kontroll tensionin e gjakut

Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial.  Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

 

 

Ul dëshirën për të ngrënë

Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do të kerkoni te hani si zakonisht.

 

 

Përmirëson shëndetin e lëkurës

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eleminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.

 

 

Aleat për shëndetin e mëlçisë

Sasia e lartë e vitaminave A, B,C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë.

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    October 2018
    M T W T F S S
    « Sep    
    1234567
    891011121314
    15161718192021
    22232425262728
    293031