Recel me manaferra te egra.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Recel me manaferra te egra.

Recel me manaferra te egra.

Fruti më tipik i verës është padyshim manaferra e egër.

Një frut i jashtëzakonshëm për nga përmbajtja në vitamina, minerale e veçanërisht antioksidues.

 

 

 Menyra me e thjeshte per te pergatitur recel me manaferra te egra.

Së fundmi, mendohet se manaferrat mund të :

– Rrisin mbijetesën pas ndërhyrjeve kirurgjikale të gjirit.
– Mbrojnë nga efektet anësore të kimioterapisë
– Mbrojnë neuronet nga inflamacioni dhe degradimi, duke përmirësuar shëndetin mendor dhe memorien
– Ushqejnë më së miri indin lidhor si lëkura dhe indin kockor, duke i furnizuar me gjithë përbërësit e nevojshëm për ndërtimin e kolagjenit
– Parandalojnë sëmundje të zemrës duke mbrojtur arteriet nga reaksionet oksiduese që i dëmtojnë ato.

Konsumojini sa më shumë dhe sa më shpesh, dhe mos harroni t’ju tregoni fëmijëve se sa shumë i keni preferuar kur keni qenë të vegjël si ata!

 

 

Ja si të përgatisni një reçel me manaferra : Zakonisht masat janë 1 manaferra – 1/2 sheqer, por kjo varet nga ëmbëlsia e tyre.

 

 

I vendosim në tenxhere me pak ujë dhe gjysmën e sheqerit (jo më shumë se 1 gotë).
I lëmë të ziejnë për rreth gjysmë ore dhe i heqim nga zjarri.
Të nesërmen, i japim prapë një valë me pjesën tjetër të sheqerit.
Duke e provuar në shije për sheqer, e heqim nga vala dhe e lëmë të ftohet. E ruajmë në kavanoza qelqi.

Nuk eshte aspak e veshtire dhe kane nje shije te parezistueshme.

 Menyra me e thjeshte per te pergatitur recel me manaferra te egra.
Burimi : shendet.al
 
  
        
          

Komentoni