Mbase fati ka vendosur qe ju te mos jeni bashke. Po kjo nuk do te thote se nuk mund te perjetoni ndjenja te forta. Sigurisht qe edhe dashura ne distance dhuron emocion per ju. NUk eshte e lehte. Por nuk eshte nje arsye e forte qe te qene e pamundur. Nese ju ndjeni dashuri te paster per njeri tjetrin, ju sigurisht qe mund ti mbijetoni dashurise ne distance.
Por edhe ky fenomen ka anet negative dhe pozitive. Cfare ndodh mes jush nese jeni te dashuruar larg njeri tjetrit? A eshte e lehte ta kaloni kete gjendje? Cfare mund te beni ne kete rast?
Ana pozitive 1 : Koha e lire
Ju mbase nuk e deshironi kete kohe te lire. Por eshte dicka shume favorizuese per ju. Ju nuk keni pse te qendroni te ngujuar pas njeri tjetrit. Nese jeni larg, ju keni kohe mjaftueshem per te shijuar jeten me shoqerine. Keni kohe te dilni, te shetitni, te pini nje gote me miqte. Pasi te beni nje telefonate me ate, ju jeni te lire. Madje mund te kaloni naten ne diskoteke. Kjo eshte nje gje pozitive. Do te keni me shume kohe per veten tuaj.
Ana pozitive 2 : S’ka monotoni
Ciftet shpesh kalojne jete monotone. Eshte edhe disi e lodhshme sado dashuri te kete mes jush. Ju nuk jeni mengjes, dreke darke me njeri tjetrin. KJo eshte nje gje e mire ne nje fare menyre sepse lidhja nuk konsumohet shpejt. Madje ju ndjeni akoma me shume kur te ledhatoni njeri tjetrin pas disa kohesh. Nuk eshte e lehte, por as e pamundur. Ju mund te jetoni edhe larg, por edhe shume te lumtur.
Ana negative 1 : Nevoja per intimitet
Pasioni qe keni per njeri tjetrin nuk mund te shuhet nepermjet telefonit apo video chatit. Eshte disi e pamundur te mund te mbijetoni nga nje largesi e tille. Deshira per ta ndjere fizikisht njeri tjetrin eshte e madhe. Ju nuk mund te jeni njesoj te lumtur nese jeni pa u takuar prej disa kohesh. Afrimiteti seksual eshte primar per nje lidhje qe mirefunksionin. Do te jeni me te lumtur nese jeni prane njeri tjetrit. Por nuk do te jeni kurre te plotesuar pa e patur ate prane.
Ana negative 2 : Xhelozia
Ju nuk shiheni cdo dite. Madje nuk e keni idene sesi partneri kalon kohen. Sigurisht qe filloni te pyetni veten nese ai po ju qendron besnik. Apo nese ajo nuk po del kohet e fundit me ndonje djale te ri. Mbremjeve nese njeri kerkon te pushoje me heret, lindin pyetjet nese eshte me dike tjeter. Besimi fillon te shuhet. NUk eshte e lehte te besosh dike, qe vetem flisni ne telefon me njeri tjetrin. Eshte disi e veshtire apo jo? Ne kete rast, kur te beheni bashke, ju do te keni tendencen te beni pyetje shume. Te zhbiriloni gjerat personale. Por edhe te kontrolloni telefonin e tij. Duke u bere keshtu te bezdisshem per njeri tjetrin.