Jam ketu per ty dhe do jem per aq kohe sa te kesh nevoje!! (Si te gjendesh prane dikujt qe ka nevoje)
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Jam ketu per ty dhe do jem per aq kohe sa te kesh nevoje!! (Si te gjendesh prane dikujt qe ka nevoje)

Jam ketu per ty dhe do jem per aq kohe sa te kesh nevoje!! (Si te gjendesh prane dikujt qe ka nevoje)

 

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ty.

 

Pervojat e meparshme gjithmone ndikojne ne jeten tone. Aq me shume kur behet fjale per dicka qe shkakton dhimbje. Jemi mesuar te degjojme se si rrefejne trauma. Ai qe e ka perjetuar sigurisht qe na e percjell si askush tjeter. Disa arrijne te gjejne menyren e duhur per te folur. Te tjere zhyten ne kujtimet e tyre. A eshte e dhimshme? Natyrisht qe po….

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ju.

Mbase kemi patur mundesine te njohim dike qe gjendet ne veshtiresi emocionale. Nje ndjesi qe e mbyt pak nga pak. Kjo gje e ben te humbe sensin e te jetuarit mire. Frike, pasiguri, ankth, pershtjellim ndjenjash, jane disa opsione sesi ndihen. Ma ndodh qe edhe te lodhemi prej tyre. Fakti qe nuk ndihen mire, edhe i ben te ngjajne njerez te lodhur. Ne fund te fundit askush nuk do njerez te merzitur prane. Por ja qe duhet ti kemi. Dhe detyrimi yne moral eshte te u gjendemi prane.

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ty.

Gjithkush qe nuk ndihet mire e jep nje sinjal. Ndjenja qe perjeton nuk mundet te fshihet lehte. E detyrimisht qe edhe do kuptohet. Heshtja? Ajo eshte nje sinjal me vete. Te qendruarit i heshtur jep po aq iformacion sa edhe te flase. Eshte nje menyre qe zgjedh per te kerkar ndihme ne nje fare menyre.

Heshtja.

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ju.

 

Kur shikon qe ia\ajo qendron i heshtur, ka nevoje per ty. Jo per pranine fizike sa per ate emocionale. Afrohu tek ai\ajo dhe ofroji dike qe e degjon. Shpesh ndihma me e madhe qe mundemi te japim eshte ndjesia qe  nuk eshte vetem. Ofroni dike qe e degjon. Dike qe ka deshire te ndaje dhimbjen qe ndjen

Distancim.

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ju.

 

Tipike e personave qe ndihen keq eshte edhe distancimi. Deshira per te qendruar vetem. Largimi nga grupi. Jane keto disa reagime. E bejne me deshiren qe askush te mos e kuptoje qe ndihen keq. Psh, nese jeni duke bisduar ne shoqeri ai\ajo shkeputet. Preferon te jete diku vetem. Nuk deshiron te behet pjese e lumturise se grupit.

Sjellje te pazakonshme.

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ju.

 

Flet shume. Qesh pa arsye. Ngrihet me vrull. Bisedon ne lidhje me tema qe nuk jane duke u biseduar. Largohet nga aty ku po qendroni. Reagon quditshem. Ndersa po flisni me qetesi, ai\ajo reagon ne menyre te papritshme. Gjithashtu edhe keto sjellje jane manifestim i nevojes per te folur me dike. Mund te jete dicka qe e mundon. Prandaj edhe vepron ne nje menyre qe nuk jeni mesuar ta shihni. Sa liruese, te qarit eshte edhe shqetesuese. Kuptojeni ne kohe.

Degjon muzike melankolike dhe qan.

 

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ju.

 

Muzika qe zgjedhim te degjojme tregon shume per ndjesine shpirterore. Nuk ka menyre me te hapur per te thene ‘ndihem keq, sesa te degjosh balada. Behet fjale per nje periudhe qe zgjat. Nese e shihni se dikush nuk heq kufjet nga veshi, beni mire te afroheni pak me shume.

 

 

Shpreh deshiren qe te ikur larg.

 

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ju.

 

‘Nuk dua te jem ketu. “Sikur te isha diku larg….. Shprehja e deshires per tu larguar eshte nje sinjal me vete. E pervec kesaj edhe te treguarit se nuk ndihet mire. Nje menyre e hapur per nevojen qe ka ndaj dikujt qe ti gjendet prane. Deshira per te ikur larg eshte e te gjitheve ndonjehere. Ama ne momentin qe shprehet bashke me merzi, behet dicka shqetesuese.

 

 

Postime Dark (Te erreta)  ne rrjetet sociale.

Si mund te jesh aty, kur dikush ka me te vertete nevoje per ju.

 

Rrjetet sociale na japin mesazhe me vete. Postimet qe bejme ndonjehere tregojne shume per gjendjen shpirterore. Foto te quditshme. Statuse me kuptim te fshehur. Kenge qe nuk jane normale. Jane sinjalet qe mund  te marrim nga rrjetet sociale. Nese shihni se ai\ajo e ben kete gje vazhdimisht, leviz. Ti duhet te jesh aty, me te……

Siq pame, menyra e shprehjes eshte e larmishme. Te kuptosh se ai\ajo ndihet keq, nuk ka perse te bertase me te madhe. Me shenja te vogla e kuptoni se ju i duheni prane. Edhe nese jo per ti dhene keshilla, te pakten per te qene nje degjues i mire. Suporti psikologjik mbi te gjitha vlen shume. Behuni te dobishem duke ofruar siguri dhe mbeshtetje per dike….. Sot ai, neser mbase ti……………………

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    May 2018
    M T W T F S S
    « Apr    
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031