Cilat jane 5 kombinimet me te rrezikshme per jeten e njeriut.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Cilat jane 5 kombinimet me te rrezikshme per jeten e njeriut.

Cilat jane 5 kombinimet me te rrezikshme per jeten e njeriut.

Cilat jane 5 kombinimet me te rrezikshme per jeten e njeriut.

1-Kërcënimi i trefishtë (dhe i papritur)

Fjetja më shumë se nëntë orë gjatë natës, qëndrimi më shumë se shtatë orë në ditë dhe mos arritja e kohës minimale prej 150 minuta në javë e aktivitetit të moderuar fizik, shton frikshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme.

“Ne e dimë se mungesa e aktivitetit fizik është e keqe dhe prej disa kohësh kemi filluar të kuptojmë efektin e gjumit në shëndet në përgjithësi, por kjo është hera e parë që të dy faktorët janë konsideruar së bashku – thotë Dr Ding -. E pra, të dhënat tona tregojnë se kur preferon të jetosh duke kombinuar qëndrimin ulur dhe kohën e tepërt e kaluar në shtrat, së bashku me mungesën e ushtrimeve fizike, efekti është edhe më i dëmshëm se veset e të tjera të këqija, si pirja e duhanit dhe alkooli. ”

 

 

2-Shumë dhimbje të bëjnë keq

Një tjetër kërcënim i trefishtë vjen nga orët e tepërta të gjumit që kombinohen me pirjen e duhanit dhe alkoolit. Madje në këtë rast probabiliteti i vdekjes së parakohshme katërfishohet. “Në qoftë se ne duam të jemi me të vërtetë efektiv në parandalim ne duhet të marrim parasysh jo një faktor të vetëm, por faktin se elemente të ndryshme që përbëjnë mënyrën tonë të jetës janë të lidhura dhe kështu ndryshojnë profilin tonë të përgjithshëm të rrezikut”, thotë Ding.

 

 

Cilat jane 5 kombinimet me te rrezikshme per jeten e njeriut.

 

 

3-Mungesa e aktiviteti fizik dhe gjumi i tepërt

Duke qenë fizikisht joaktiv dhe duke fjetur më shumë se nëntë orë dyfishoni rrezikun e vdekjes së parakohshme. “Mungesa e stërvitjes është e njohur për reduktimin e jetëgjatësisë, por nëse e shoqëroni me gjumë të tepërt, rritet rreziku. Deri më tani kurrë nuk ishte menduar të shtohej në “ekuacionin” e llogaritjes së probabilitetit të një vdekje të parakohshme numri i orëve që fle, por ne kemi kuptuar se ky është një faktor jo pa efekte”, thotë autori i studimit Australian.

 

 

4-Moslëvizja dhe qëndrimi ulur

Mos arritja e 150 minuta aktivitet i moderuar fizik në javë dhe kryerja e një punë ose zakoni që ju bën të shpenzoni më shumë se shtatë orë në ditë ulur, dyfishon rrezikun e vdekjes para kohe.

 

 

Cilat jane 5 kombinimet me te rrezikshme per jeten e njeriut.

 

5-Pirja e alkoolit dhe tymosja

Edhe ky “çift” është vdekjeprurës. Në fakt e dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme për të gjitha shkaqet. “Këto janë elemente që tashmë njihen si negative, por ajo që na habiti është efekti i parregullt i parametrave që përgjithësisht konsiderohen më pak të rrezikshëm si gjumi i tepërt ose kalimi i një kohe të madhe ulur. Të kuptuarit se cilat kombinime të shprehive të këqija e vënë shëndetin tonë në rrezik më të madh do të thotë të kesh më shumë shanse për të ndërhyrë me një parandalim që është me të vërtetë efektiv”, përfundon Ding.

  
        
          

Komentoni