Zyrtare: Sergi Roberto rinovon kontratën, Barcelona i vendos klauzolë marramendëse
Home » Sport » Zyrtare: Sergi Roberto rinovon kontratën, Barcelona i vendos klauzolë marramendëse

Zyrtare: Sergi Roberto rinovon kontratën, Barcelona i vendos klauzolë marramendëse

Sergio Roberto dhe Barcelona kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për shumë vite tjera.

 

Mbrojtësi dhe mesfushori spanjoll ka ardhur në ekipin e parë të Barcelonës nga akademia e klubit La Masia. Që nga atëherë nuk është larguar asnjëherë nga klubi.

 

Roberto erdhi në fundin e kontratës dhe shumë skuadra filluan interesimin për të. Ku më të interesuarat ishin ato angleze dhe italiane.

Megjithatë, Barcelona ka reaguar shpejt duke arritur marrëveshje rinovimi edhe për shumë vite me yllin spanjoll.

Kështu, Roberto ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën. E cila e mban atë në klub deri në qershor të vitit 2022.

 

Përveç kësaj, katalunasit ia kanë vendosur edhe një klauzolë marramendëse. E cila është ngritur nga 40 milionë sa ishte në 500 milionë euro.

Ndryshe, Roberto ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me Barcelonën duke filluar nga katër tituj të La Ligas, dy Liga të Kampionëve, katër Copa del Reay, katër Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Evropës dhe dy Kupa të Borës për Klube.

 

Spanjolli ka bërë 178 paraqitje me Barcelonën dhe ka shënuar shtatë gola. Ndërsa këtë sezon është titullar i rregullt me Ernesto Valverden duke luajtur 25 ndeshje deri më tani. /Telegrafi/

  
        
          

Komentoni