Ne te dy. Ndoshta nje dite… (Flete nga ditari im) histori dashurie
Home » Historia ime » Alma te dua… Ndoshta nje dite… (Flete nga ditari im)

Alma te dua… Ndoshta nje dite… (Flete nga ditari im)

E dija. Me te vertete e dija qe gjithcka ne nje fare menyre do fillonte keshtu. Kisha parandjenjen qe shoqeria jone do kthehej ne nje dashuri te zjarrte qe nuk do i dihej fundi i saj. E vetmja gje qe dija ishte se doja te jetoja dicka ndryshe nga gjithcka kisha jetuar deri sot. Ne duhemi. Keshtu me the edhe vete me buzet e tua. Qe sot e tutje ne nuk jemi me shoke por jemi dy te dashuruar.

Shoqeria jone nuk humbi, por u kthye ne nje dashuri te zjarrte.

Po e filloj me keto fjale pershkrimin e dites se sotme, sepse kam shume deshire te ndaj me ty ditar ndjenjat e mia. Jam njeriu me i lumtur ne bote, me beso. Gezohem me shume pak dashuri qe me dhurove ti. Tani mundem te te them se ti je shpirti im. Ti je frymemarrja ime. Je i vetmi engjell qe kam ne kete bote. Qe sot e tutje gjerat do te ndryshojne plotesisht mes nesh. Ne nuk do jemi me si me pare. Une do te te dua shume me shume se c’ke menduar ti. Po ashtu me the edhe ti. E megjithate une si gjithnje kam ate friken se nje dite do jemi larg njeri-tjetrit.

Por ti nese me te vertete ke vendosur te me duash, thuaje qe me do me gjithe shpirt. Kjo me mjafton. Ndoshta une nuk do mundem te shprehem sepse i tille jam. Por me beso per dicka. Do ti mbyt buzet e tua brenda nje puthjeje. Do te te pushtoj fort ne krahet e mi. Te pakten per ato momente do jem njeriu me i lumtur ne bote. Mos mi hiq keto momente te lutem. E kam qe tani ate lumturi edhe pse nuk kam shijuar akoma buzen tende qe e dua aq shume.

Ndoshta edhe ngurroj qe ta bej kete te fundit. Domethene te te puth. Nuk e di se pse kam nje frike qe me ndalon gjithmone. Mendoj ndonjehere se gabuam qe shoqerine tone e kurorezuam ne nje dashuri. Pastaj pendohem per mendimin tim. Nuk eshte e vertete qe gabuam. Ne degjuam zemrat tona.

Ishte ajo dite e nxehte korriku qe ndodhi gjithcka.

Dikush ndjeva se trokiti me force ne porten e zemres sime. Ishe ti. Te rrahurat e zemres sime u shpeshtuan. O Zot, c’po ndodh keshtu me mua. Ndoshta me erdhi fundi. Por isha gabuar me mendimin tim. Shikimi yt u ndesh me tendin. Cfare mrekullie. Ai eshte shikimi me i embel qe kam perjetuar ndonjehere. Qe nga ai moment fillova te jetoj me endrra te reja. Fillova te jetoj me emocionet e nje dashurie te re. Ti pushtove zemren time. Ajo ishte e pafuqishme qe te kundershtonte ardhjen tende ne brendesi te saj.

Po cfare do ti – te pyeta ne nje moment ? Ti e di se ty te dua – u degjua zeri yt duke u dridhur. Nuk kishte njeri me te lumtur se une ne ato momente. Isha ne nje bote tjeter teresisht. Jetoja atje ku cdo njeri enderron… Ne mes te lumturise se pafund. Vetem perqafimi yt ishte ai qe me mjaftonte. Te tjerat ishin dhurata te asaj dashurie qe ti me dhuroje ne cdo moment.

Nese do ishe brenda gotes sime do te beja si serum ne damaret e mi. Do ishe doza me e forte qe i jep jetegjatesi shpirtit tim.

Dua nje njeri me zemer te bardhe, dhe ky njeri je ti. Ndjej deshiren e pafund te te perqafoj, te te puth fort deri kur fryma te me mbaroje. Ah… kjo pasiguria ime. Gjithmone me ze frika se nje dite do largohesh nga perqafimi im. Nje tjeter njeri do te te ofroje dashurine e tij. Ti do largohesh. Ndersa une perfitoj nga momenti. Te shtrengoj fort pas trupit tim. Te perqafoj fort. Dua te te shpreh dashurine time. Te lutem me perqafo fort. Te dua aq sa ti nuk e di. Asnjere nuk do te te doje njeri kaq sa te dua une, ndaj shijo ne krahet e mi te qenit e dashuruar me gjithe shpirt nga dikush.

Nuk dua qe nje dite ti te largohesh nga une. Nuk dua qe nje dite te me thuash qe me urren. E kam shume frike kete shprehjen. Dua te kuptosh se gjithcka bej, e bej nga dashuria qe ndjej per ty. Nese ti do me lesh une do te vdes nga vetmia, te betohem per kete. Nuk duroj dot dhimbjen e ndajrjes nga ti. Do me lesh vetem duke pasur si vegim ato dite qe kaluam bashke.

Nese dikush do jete fajtori mes nesh…do jesh vetem ti.

E them kete sepse e njoh veten time. E di dhe besoj te cdo gje qe te them. Gjeja kryesore qe besoj eshte se te dua. Nese dikush do vuaje per ndarjen ky person do jesh vetem ti. Do jesh fajtore per gjithcka. Ti do me kerkosh por nuk do me gjesh me asnjehere. Do jem larguar. Nese beson se do jem perseri ne shtepi gabohesh. Nuk do jem me tek cepi qe fshiheshim gjithmone me deshiren per te mos u ndare me kurre.

Aty mund te gjesh vetem aromen time te preferuar te harruar ne ndonje komedine. Une do kem marre rrugen e larget dhe pa kthim ku askush nuk mund te kthehet me. Une do kem marre nje shtepi te re atje mes varrezave te shumta. Do ta njohesh edhe varrin tim. Do jete nje varr shkatarraq, pa tabele, pa emer. Madje as nje gur nuk do kete aty. Kjo sepse askush nuk do kujtohet per mua. Ti do rrish e heshtur atje permbi mua. Nje ndjenje malli do te te djege perbrenda. Por ja qe une nuk jam me. E dashur.

Te te lutem per dicka. Nese gjithcka ndodh ashtu sikur une shkruaj ne vargjet e mia…do te te lutem te mos me harrosh.

Thjesht kujtohu qe dikur ka qene dikush qe te ka dashur shume. Madje te ka dashur me shume se veten e tij. Nje pike loti mos e kurse per mua. Besoj se e meritoj. Ajo pike loti do shuaje ndjenjen e harreses qe vertitet rreth meje, duke me kercenuar se ti nuk me do me. Keshtu do ringjallesh ndjenjat e mia. Keshtu do mundem te te shpreh me gjithe shpirt fjalet qe dalin nga shpirti im : Te Dua.

Oh shpirt. Me fal qe e teprova pak. Ndoshta kalova ne nje bote tjeter por ja qe mendja ime eshte e marre. Mos e degjo ate. Besoji vetem ndjenjes sime te sinqerte. Besoji zemres sime qe nuk do ne asnje menyre te te lendoje. Por keto vargje jane ngaqe ti me mungon shume ne keto momente. Do doja te ishe ketu me mua qofte edhe per nje moment. Te lutem, me premto se do te jesh vetem e imja. Dua te me thuash se do jesh perjete ne endrrat e mia.

Ma premto kete gje sepse une kam frike.

Kam frike se nje dite nuk do kesh meshire per ndjenja e mia te sinqerta. Do ti perbuzesh ato. Nuk e di si do ta gjej forcen qe ta perballoj ate humbje atehere.

Eh, ku fluturon kjo mendja ime.

Askush s’e di. Madje as une. Te thashe me pare qe eshte mesnata ajo qe e ka fajin. Zemer … Eshte dicka tjeter qe une e di me siguri.

Alma… Te dua shume shpirt.

Uroj qe te besh gjumin me te embel qe ke bere ndonjehere. Aty prane teje do jem edhe une. Do te shikoj ndersa fle gjume. Edhe nese zgjohesh do te te perkedhel qe gjumi te te marre serish.

Naten e mire shpirt…

ndoshta nje dite te dua nje dashuri

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    October 2017
    M T W T F S S
    « Sep   Nov »
     1
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    3031