Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » A ekziston burri ideal? Cilat jane karakteristikat e tij? Psikologji

A ekziston burri ideal? Cilat jane karakteristikat e tij? Psikologji

Cili mund të jetë burri ideal? Sipas disa femrave beqare, që kanë marrë pjesë në një studim britanik, ai është një tip shumë normal, edhe pse duhet të jetë i pasur. Kjo gjë është treguar nga një kërkim i kryer nga një sajt britanik dhe që ka përfshirë një grup femrash beqare nga mosha 20 deri në 35 vjeç, të cilat kanë listuar “atributet thelbësore” të burrit të ëndrrave.

A ekziston burri ideal? Cilat jane karakteristikat e tij? Psikologji

Diskriminimi ekonomik

Burri ideal ka flokë dhe sy kafe, është në formë të mirë fizike dhe ai duhet të jetë i gjatë 1 metër e 82 centimetra.
Mbi diferencën e moshës pjesëmarrëset kanë deklaruar se diferenca nuk duhet të kalojë 7 vjetët. Ndërkohë që mosha ideale do të ishte rreth 31 vjeç.
Diskriminuese e rëndësishme duket të jetë ajo ekonomike:

  • superprofesionet si bankar,
  • mjek ose avokat janë raportuar si jo të pëlqyeshëm për sasinë e orëve që marrin nga jeta private.

Sipas të intervistuarve britanike, burri ideal duhet të ketë një llogari prej të paktën 55 mijë paund në vit apo ndryshe rreth 65 mijë euro. Megjithatë, profesioni i përmendur si më i vlerësuari nga grupi i fokusuar është ai i mësuesit. Edhe pse jo krejt në përputhje me shpresat e të ardhurave të shprehura më lart.

Mendjehapur

Një zëdhënës i sajtit britanik, NetVoucherCodes, tha se: “Çdo grua ka një ide të qartë për burrin e saj ideal, por fiksimi i shumtë pas imagjinarit nuk ndihmon për të gjetur dashurinë. Prandaj, sa më shumë të jenë kriteret që përfshijnë gratë për  burrin, aq më e vështirë do të jetë për ta gjetur atë. Çelësi është që të keni pak linja guide mbi atë çfarë kërkohet, por gjithmonë duke mbajtur një mendje të hapur”.

Ja një listë me kritere të panegociueshme se si duhet të jetë burri ideal

  1. Burri ideal duhet të sillet si i rritur dhe të jetë një mbështetje e madhe në momentet e vështira.
  2. T’ju bëjë të ndiheni gjithmonë e bukur, të mos nënvlerësojë ndryshimet tuaja fizike.
  3. T’ju bëjë për të qeshur. (Ky është një element shumë i rëndësishëm që do ju ndihmojë t’i bëni të paharrueshme momentet që do të kaloni bashkë).
  4. Të jetë një i dashur i mirë, të dijë t’ju dhurojë kënaqësi në të gjitha drejtimet.
  5. Të jetë romantik.
  6. T’ju japë mundësinë që të ndieni akoma flutura në stomak për të.
  7. T’ju lejojë që të shpreheni plotësisht.
  8. Ai duhet t’ju pranojë ashtu siç jeni në mënyrën tuaj të të folurit pa ju shtyrë të ndryshoni.

Si bëhet përzgjedhja e mashkullit ideal?

Nuhatja

Dashuria mund të jetë çështje nuhatjeje. Në fakt, këtu nuk duhet të ketë ndonjë gjë për të qeshur, sepse nuk ka asgjë më sensuale se parfumi i trupit të një mashkulli. Sipas shkrimtarit është një  nga mënyrat më natyrale që të dërgojnë te personi i saktë.

Shikimi

Paraqitja është shumë e rëndësishme. Kjo nuk do të thotë që partneri ideal duhet të jetë perfekt, por të paktën t’ju pëlqejë. Nëse shikimi i duket i këndshëm, atëherë është e rëndësishme.

Prekja

Prekja është një nga shqisat më sensuale dhe më të rëndësishme në një lidhje. Një lidhje funksionon, nëse funksionon dhe në dhomën e gjumit.

Dëgjimi

Dëgjimi është shqisa e fundit. Zëri është një armë joshjeje. Një studim që është bërë ka treguar që meshkujt me zë të thellë, e kanë më të thjeshtë të bëjnë për vete një femër.

Komentoni