Si te ri-merrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise. Keshilla Psikologjike,
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Si te ri-merrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise. Keshilla Psikologjike,

Si te ri-merrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise. Keshilla Psikologjike,

Si te ri-merrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise. Keshilla Psikologjike,

Ti mundesh ti thuash ne sy se ai/ajo eshte nje plehre. Askush nuk mundet te thyeje ndjenjat e tua. Keshtu qe me koken lart ndonjere duhet tu tregojme vendin njerezve. Ti leme te shkojne nese ne asnje menyre nuk na kane perkitur ne. Nuk mund te mbash me zor dike qe nuk eshte reciprok ne ndjenjat qe keni.
Fiki te gjitha shpresat qe ishte nje gabim casti. Nese dikush e ka bere dicka njehere do e beje perseri sapo te kete mundesi, sepse e di qe ti do e falesh. Iluzionet nuk jane per ty! Ndaj nese ju ka tradhetuar, mblidheni veten. Mos mendoni te beni ndonje skandal sepse asgje nuk do te fitoni. Thjeshte hiqni dore me menyren me te kulturuar te mundshme……

Si te ri-merrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise. Keshilla Psikologjike,

Si te rimerrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise :

Bëja të ditur që nuk je e lumtur

Si t’ia dalësh mbanë kësaj situate? Ai në kokën e tij ka një tjetër dhe ti je shumë keq. Duhet ta pranosh me veten tënde që nuk mund të vazhdosh kështu.

Ka ardhur ora ta lësh dhe gëzoje këtë vendim

Nuk është e lehtë, por kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndiqni. Do të ndihesh vetëm dhe e dëshpëruar, por kjo zgjidhje do t’ju japë gjithashtu një energji të përtërirë. Ji plotësisht e vetëdijshme për atë që bën dhe vendimin çoje përpara me krenari.

Kujtohu se sa e palumtur ke qenë në mesin e njerëzve 

E ke zbuluar tradhtinë, je mes miqsh e familjarësh dhe duhet të bësh figurë të mirë në një situatë të keqe. Në vend të kësaj ti do të doje që të zhdukeshe dhe të zhyteshe në dhimbjen tënde. Ai ishte pranë teje, por do të doje ta mbysje, apo jo?

Kujtohu se sa e palumtur ke qenë në shtëpi

Pastaj kujtohu që një herë në shtëpi, mes katër mureve, gjithçka bëhej edhe më e vështirë. Ishte vetëm me të dhe ai qëndronte përballë teje i qetë dhe pa brenga, ndërkohë që ti ishe keq ndërsa mendoje që ndoshta pak orë më parë kishte bërë dashuri me tjetrën.

Si te ri-merrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise. Keshilla Psikologjike,

Thuaji lamtumirë fustanit tënd të nusërisë

Është simboli i një raporti dhe i një dashurie që nuk ekzistojnë më. E sheh në dollap, është shumë i bukur për nga eleganca e tij, por tani është momenti të shpëtoni nga ai. Si? Ke katër mundësi: ta djegësh, ta shesësh, ta japësh me qira dhe ta riciklosh. Vendos opsionin që do të bëjë të ndihesh më mirë.

Sill në mendje se sa filtronte me të tjerat

Vetëm tani do të kuptosh disa sinjale që më përpara, duke qenë se ishe e verbuar nga dashuria dhe besimi, të shpëtonin. Bënte gjithmonë “të mirin” me të tjerat, madje edhe me shoqet e tua. Flirtimi me gratë për të ishte si një lojë. Por tani duke sjellë të gjitha këto nëpër mend je e sigurt për tradhtinë: telefonata të çuditshme, edhe në orët e vona, shumë sms dhe dhurata të papritura të diktuara nga ndjenja e fajit. Tani t’u qartësua gjithçka dhe je akoma më e bindur që e ke bërë mirë që i ke dhënë fund me të.

Asnjë mendim të dytë

Sigurisht të thyheshe nuk qe e lehtë, e doje akoma, edhe pse e dije për tradhtinë e tij. Mos ki asnjë hezitim ose tundim për t’u kthyer mbrapsht. Ai të ka thënë që ishte një gabim, por që të do vetëm ty. Mos i beso dhe ndiq rrugën tënde.

Ndrysho pamjen tënde

I ke thënë lamtumirë të shkuarës dhe ke nevojën për të ndryshuar jo vetëm brenda, por edhe jashtë. Është momenti që t’u bëni një prerje të bukur flokëve dhe të rimodelosh pak gardërobën tënde. Dëshiron që të jesh ndryshe në çdo mënyrë dhe të rivihesh në “lojë”. Është koha për një jetë të re në 360 gradë.

Sa defekte kishte

E ke dashur jashtëzakonisht shumë, midis jush kishe shumë pasion dhe përputhshmëri. Është e vërtetë, por ishte edhe plot me defekte me të cilat lodheshe duke i duruar. Shkruaji të gjitha defektet e tij diku dhe kur të jesh akoma më e trishtuar, rilexoji. Në këtë mënyrë do t’i ngresh pak moralin vetes. Defekti i parë: të tradhtoi dhe kjo gjë është e pafalshme…vazhdo të shkruash të tjerat…

Si te ri-merrni veten pas ndarjes per shkak te tradhetise. Keshilla Psikologjike,

Jetë e re, mashkull i ri

Nuk je gati për një histori të re dashurie, por për të flirtuar me një djalë të bukur dhe seksi, po. Ti je e bukur dhe i ke të gjitha mundësitë për të goditur në shenjë. “Gozhda del me gozhdë”, pra është momenti të argëtohesh, ndoshta pa shumë mundim do të gjesh një dashuri të madhe të re. Bëj më të mirën tënde, sepse ai mund të jetë më i mirë se ai tjetri.

 

Psikologji- Sociale. Ndjenjat dhe menaxhimi i tyre

  
        
          

Komentoni