Keshilla si ta beni lidhjen tuaj te dashurise nje lidhje te qendrueshme dhe plot pasion.

Keshilla si ta beni lidhjen tuaj te dashurise nje lidhje te qendrueshme dhe plot pasion.

Shmangni gjykimet, jini të hapur për ndryshimet, dëgjoni me vëmendje dhe mos harroni se çdo marrëdhënie ka vështirësitë e saj. Durimi me veten dhe të tjerët, është një lloj instrumenti i cili mund të përmirësojë jetën, pa harruar se çdo histori dashurie ka nevojë për sinqeritet, besim dhe aftësi për të diskutuar…pa humbur busullën! Ja pesë këshilla për të “kultivuar” historinë tuaj të dashurisë.

Keshilla si ta beni lidhjen tuaj te dashurise nje lidhje te qendrueshme dhe plot pasion.

Komunikojini me qartësi nevojat tuaja

Të shpjeguarit e atyre gjërave që keni nevojë nuk është egoizëm, përkundrazi, kjo gjë nuk do t’ju bëjë mirë vetëm për veten tuaj, por edhe për mbijetesën e çiftit. Arsyetimi se “kush më do vërtet, herët a vonë do t’i kuptojë nevojat e mia”, është thellësisht i gabuar. Ndaj merrni përgjegjësitë tuaja dhe filloni t’i shpjegoni tjetrit veten tuaj. Jini të qartë, përdorni mirësjelljen dhe bëjini ballë asaj që keni në zemër në mënyrë direkte.

Momentet e vështirësisë bëjnë pjesë në “kartën e identitetit” të çdo historie

Tentimi i eliminimit të çdo problemi ose keqkuptimi, është i panevojshëm dhe madje i dëmshëm: më mirë mësohuni që të përdorni çdo diskutim si një instrument, falë të cilit do të kuptoni pak më shumë tjetrin dhe të bëni sqarime mbi objektivat, qëllimet dhe vështirësitë tuaja. Rregulli i artë? Mos e ngrini tonin e zërit; zënkat nuk duhet të bëhen luftë deri në “gjak”! Duke rënë në tundimin për të bërtitur ose për të hedhur objekte, do t’i jepni shkas partnerit/partneres që të sillet në të njëjtën mënyrë. Sforcohuni për të dalë nga roli juaj, për t’i parë gjërat nga një këndvështrim më të gjerë. Pothuajse gjithmonë, grindjet më të këqija gjenerojnë nga një vizion me sens unik.

Keshilla si ta beni lidhjen tuaj te dashurise nje lidhje te qendrueshme dhe plot pasion.

Ushqejuni çdo ditë me një moment intimiteti

Sipas një studimi të fundit, puthja e natës së mirë është një zakon në rënie! Ndaj, kthejeni trendin, mos lini që dita të mbyllet pa asnjë sqarim pas grindjeve, një përkëdhelje ose një buzëqeshje që del nga zemra: vetëm kur nuk do të ketë më kohë, do ta kuptoni se si mund t’i përdornit më mirë disa momente të shpërdoruara. Prekja e lëkurës së tij/saj, shikimet, lënia e një letre në xhep me një mendim për një ditë të mbarë, janë surpriza të vogla që i japin entuziazëm ekzistencës së dashurisë.

Dëgjoni veten dhe me të njëjtën ndjeshmëri dëgjoni tjetrin

Vazhdimisht e ngatërrojmë dëgjimin me ndjenjën; në thelb, dëgjimi është një veprim që del nga zemra dhe na përfshin tërësisht. Me ritmin frenetik të jetës së sotme, ka pak momente për t’i ndarë bashkë me njerëzit që duam: përdorini mirë momentet. Në fund të ditës, kur të ndodheni të dy në shtëpi, fikni telefonat. Mos harroni t’i bëni pyetje njëri-tjetrit se si i ka shkuar dita dhe mundohuni që çdo ditë të shpikni një aktivitet për ta bërë së bashku: gatuani, shihni një film, bëni një kurs ose lexoni pranë njëri-tjetrit.

Keshilla si ta beni lidhjen tuaj te dashurise nje lidhje te qendrueshme dhe plot pasion.

Jo domosdoshmërisht do te keni ide të njëjta

Të dashurosh do të thotë të qëndrosh me tjetrin me ndershmëri dhe dëshirë të vërtetë për të qenë prezent. Nëse ndonjëherë mund të gjendeni përpara situatës “Nuk jam dakord”, mirë se të vijë, sepse kjo sjellje do t’ju pasurojë me pikëpamje të tjera. Mos harroni t’i shtoni frazës së parë këtë në vijim: “Do të mbështes në këtë gjë, nëse beson”. Askush nuk ka nevojë për dikë që t’i drejtojë gishtin kundër gabimeve të tij; ajo që bën diferencën është një partner/partnere që nuk do t’ua lëshojë kurrë dorën në asnjë situate.
Psikologji sociale-marredhenia me partnerin

  • Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë.
  • Premtimi me i bukur qe mund ti bejme njeri-tjetrit eshte:
    “Do te takohemi neser serish.
  • Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria.
  • “Dashuria asnjëherë nuk do të na lë vetëm”

     

  • “Frikacaku më i madh i një njeriut është që të zgjojë dashurinë e një gruaje, pa qëllim për të dashur atë.”

     

  • “Kurrë nuk do të ketë dashuri në të gjitha.”

     

  • “Ajo nuk mund të jetë njëra ndër vajzat më të njohura ose më e bukura por nëse ju e doni atë dhe ajo të bën të buzëqeshë….ç’rëndësi ka tjetër?”

     

  • “Një dashuri, një zemër”

     

  • “Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën.”

     

  • “Me të vërtetë besoj se vetëm njëherë në jetë ju do të gjeni dikë e cila do të rrotullojë tërë botën përreth jush.”

     

  • “Dashuro fortë kur ka dashuri për të pasur. Sepse djem perfekt nuk ekzistojnë, por gjithmonë do të jetë një djalë i cili do të jetë perfekt për ju.”

     

  • “Bukuria e dashurisë. Dashuria e bukurisë.”

Keshilla si ta beni lidhjen tuaj te dashurise nje lidhje te qendrueshme dhe plot pasion.

Komentoni