Pas cdo verbimi, une do vrapoja pas aromes tende sepse te dua..
Home » Historia ime » Pas cdo verbimi, une do vrapoja pas aromes tende sepse te dua..

Pas cdo verbimi, une do vrapoja pas aromes tende sepse te dua..

Ajo eshte e bukur.
Gjithnje e kam admiruar bukurine e saj. Nuk e di pse por ajo ngjan me bukurite hyjnore.Dhe nuk e kam aspak fjalen per bukurine e saj fizike. Ajo ka shpirtin me rrezatues qe ndonjehere kam pare ne jeten time.
Eshte qetesia me e madhe shpirterore qe ndjej.. Ajo eshte femer me kuptimin e plote te fjales Femer. Brishtesine e saj e ndjen edhe vetem duke e pare ne sy. Duke veshtruar ne pafundesine e pafajsise se atij shikimi njemijegjuhesh. Ajo flet me sy. Ajo buzeqesh me sy. Gjithcka me duhet per te qene njeri I lumtur me jepet prej saj.
Tek ajo nuk kam frike sepse e di se edhe pas gjithe uraganeve te merzise, une buzeqesh. Cfare mund te kerkoj me shume sesa kaq?
Imagjinata ime shpesh shkon pertej gjendjes sime shpirterore. Ndonjehere edhe pse nuk dua te bej asgje, perfundoj duke menduar. Dhe gjithnje imazhi i pare qe me reflektohet eshte ajo, mbreteresha e zemres sime.
Ne ditet e zymta gjej ngushellim ne ata sy qe vec miresi dine te japin.

Ngushellohem prej pastertise se shikimit te saj. Dashurohem cdo dite. Sepse cdo dite jetoj per te.
Mos eshte mekat? Ndonjehere ndjej faj………
A nuk e vret gjithe kjo dashuri qe kam per te? A nuk e le pa gjume duke e  enderruar cdo nate.
Mos valle ajo eshte zane? Si me magji ajo mundet te depertoje ne rrenjet e shpirtit tim. E nese njeqind here I them jam mire, ajo perseri do e kuptoje se dicka nuk shkon. Ajo mundet te lexoje edhe qelizat me te fshehura te trupit tim. Mundet te me ngrije e te me rrezoje sa here te mundet. Ngrihem prej miresise qe ajo me jep, dhe rrezohem prej merzise qe ndonjehere i pershkon syte… Ata sy nuk e meritojne te ngrysen. Ato ekzistojne per te shkelqyer e per te rrezatuar edhe ne ditet me te zymta qe qielli na dhuron.

Ju ka ndodhur ndonjehere qe te zgjoheni duke qeshur me vete?

Me mua ndodh vazhdimisht…. Dhe jo vetem mengjeseve pertace. Me ndodh cdo here qe hap syte sepse ndjej nje fryme qe bashkohet me timen. Une nuk them qe vdes per te sepse une dua te jetoj per te! Edhe nese frymen e fundit do e jepja duke pare ate njeri, nuk do rezistoja qe te jetoj me gjate. Jam njeriu me i motivuar ne univers sepse kam arsye dhe qellim ndaj te njejtit person. Arsye per te jetuar dhe qellim qe ta shoh vec te lumtur.

Ne mes te qenit dhe te paqenit une jam dhe dua te jem me te.

Kot nuk eshte thene se njeriu ideal ka fuqine e mashkullit dhe ndjenjat e femres. Me ndjenjat e nje femre mbahen dy jete. Ja pikerisht sic ndodh edhe me mua. Ajo me jep ndjenje dhe fryme. Shpirti i saj eshte bekimi me i madh qe dikush mundet te marre ne jete. Ndihem me fat qe nje person si ajo me jep kaq fuqi. Ajo me rilind pas cdo vdekje.

Nuk eshte me trupi burgu i shpirtit tim, tani me trup e shpirt, ndjenje e mendje jam nje.

Dhe nuk dua ti them  askujt faleminderit per kete qe jam. Ndoshta ty te duket katrahure por une dehem me lumturi ne te. Kam dicka qe askush nuk di ta mbaje. Ndihem me fat qe askush nuk mundet te me kuptoje, keshtu nuk do perpiqen te me vjedhin copezat e lumturise qe me eshte bere frymezim.

Kam frike te mendoj si do ishte jeta ime, nese nuk do gjeja adresen e shpirtit tim. Une kam ku te shkoj. Kam ku te arratisem dhe ku te harrohem. E nese jeta behet katrahure, prap se prap une e kam qoshen time te shpetimit. Jane krahet e saj! Ajo me ben te arratisem prej cdo gjeje. Mundem te strukem dhe te mos mendoj per asgje. Aty vjen era dashuri  e pakusht. Aty une jetoj!!

Dua ti them faleminderit qe ekziston femres qe me mban gjalle! Te dua dhe do te dua edhe njemije jete po te kem. Te kam dhe do te kem edhe sikur ne nje mije copa te behem. E di se pas cdo verbimi, une do vrapoja pas aromes tende. Ndihem i plotesuar sepse me ty edhe mekatari me i madh do te behej engjell. Jam njeri i plote sepse ti me jep jete. Edhe te kisha 2 jete te dyja do doja ti jeotoja me ty, per ty…………..

 

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    September 2017
    M T W T F S S
    « Aug   Oct »
     123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    252627282930