Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim 4
Home » Historia ime » Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim ?

Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim ?

Eh…si te vjen radha te jetosh ate qe nuk e ke menduar ndonjehere. Jua uroj te gjitheve qe ta jetoni edhe ju te njejten gje.

Nuk kam gjetur kurre menyren qe ti propozoj dikujt. Kam gjithmone frike nga refuzimi. Kjo me ben gjithmone te ngelem vetem. Te mos mundem te them ate qe kam ne shpirt. Por kesaj here nuk e di ku e kam gjetur guximin. Ose me mire kam gjetur menyren te te them te dua duke te derguar kete leter.

Shpresoj mos te jem gabim.

Mbase nuk jam njeriu i duhur qe duhet te flase per gabimet. Ndoshta sepse kam bere mjaftueshem deri me tani, ose mbase sepse thjesht nuk dua ta bej me. Deri me sot kam qendruar gjithnje si shpirt i lire qe nuk e kam gjykuar veten prej gabimeve qe kam bere. Per disa jam ndjere fajtore dhe vazhdoj te ndihem. Per disa nuk e kam vrare mendjen shume. Kam jetuar castin duke surprizuar edhe veten ndonjehere.
Jam njeri qe me pelqen te vete-sfidohem. Jo se me pelqen te ndjej humbjen por sepse dua ta bind mire veten se jo gjithnje do arrij cfare dua ne jete. Kjo me ben te ndihem e forte.

Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim

Kete e kam kuptuar dhe vazhdoj ta besoj cdo dite. Ka raste qe edhe une si kushdo tjeter nuk jam e forte. Ndonjehere  i dorezohem jastekut, ndonjehere nje dhome te erret shtu sic i dorezohet edhe trupi ndjenjes. Heret e tjera, thjesht degjoj kenget qe me kthejne pas ne kohe dhe me bejne te ndihem… disi. Nuk di ta pershkruaj. Ndonjehere perfundoj ne dush. (Sigurisht qe duke qare). Nuk e bej shpesh kete te fundit. Kjo ndodh sa here ndjej nje lemsh te stermadh qe me pengon ne gryke. Here nuk me le te mbushem me fryme e here nuk me le te leshoj frymen. Por gjithnje gjej dicka ne te cilen te shfryhem pa frike. Shpesh eshte dikush qe nuk perton te me degjoje. Ose me sakte, je vetem ti.

U be kohe qe ndjej dicka. Nuk e di se cfare eshte. Madje edhe po te dija te gjitha gjuhet e botes nuk do e gjeja fjalen e duhur. Ndjej mbase, frike. Ndihem disi vetem.
Gjithkujt i ndodh kjo gje e di. Por kohet e fundit sesi me duket. Ndjej mall.Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim 1

Ndjej shume mall. Madje gjej copat me te vyera te koheve me pare dhe thjesht i kujtoj si dicka qe nuk do i perjetoj me kurre. Dhe me vjen keq. Me vjen keq me shume per veten sesa asgje tjeter. Tani e di si ndihem?? Si nje gjethe. Po tamam si gjethe. Dua nje fllad qe te me ngrije ne ajer dhe te me largoje nga ketu. Te me coje shummmmme larg. Atje ku mos te njoh asnje. Edhe s’ka problem, le te jem vetem, vec te largohem.

Ah…sikur te vinte nje fllad, qofte edhe per ca sekonda.

Ndjej vec lageshtiren e reve qe me kane renduar tere gjendjen time shpirterore. Ndihem si e tradhetuar nga forca ime. Ndihem bosh. Me mungon dicka qe te me beje te ndjej pulsin tim. Te ndjej zemren te rrahe. Te ndjej shpirtin te lumturoje. Dua ta ndjej edhe sikur per pak momente. Ndjej lodhje nga gjithe kjo rezistence.

 

Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim 2

 

A duhet te gaboj ?

Nese do me duhet te gaboj me ty le te ndodhe. Le te ndodhe dhe dua te ndodhe. Te ndjej. Njerezit me ndjenja po aq te ngrohta sa lekura e tyre ekzistojne. Te ndjej veten te arratisur prej frikes teksa ndjej nje perqafim te forte. Te ndjej per nje cast se une jetoj. Dua te mbeshtillem diku ne gjoksin tend dhe te zhduk cdo mendim qe mund te me vertitet neper koke. Merre koken time dhe mbaje ne gjoks, te lutem beje. Dhe nese syte do lageshtohen nga lotet te lutem me ler te qaj. Te qaj nga gezimi qe dikush me kupton.

Dhe ai je ti!!

Je ti ai qe mundem te flas derisa te me thahet goja. Derisa te rendohen qerpiket prej loteve, apo te shfryhem sa here jam e ngurtesuar. Te pakten ti me ben te ndihem e gjalle. Me ben te ndjej frymen qe me prek fytyren dhe me ben te ndihem mire. Me ben te rrenqethem nga prekja jote edhe nese do te zgjase per shume pak… Te pakten e ndjej.. Ti me ben te ndjej akoma.
Nuk e di sesi mundesh te pushtosh kaq shume qeliza tek une, por e ben !!!

Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim 3 Te dua

Ti nuk vret!! Edhe sikur te doje ti nuk vret sepse zemra jote nuk di te beje keq.

Nese dua te shijoj buzet e tua eshte gabim. Por le te jem mekatarja me e perbuzur ne kete bote. Nuk do ishte gabim por vendimi me i bukur qe kam marre prej kohesh. Nese ti do guxoje, me beso se do merrje me vete shijen e buzeve qe mezi e prisnin ate puthje. Akoma nuk e ke kuptuar se te deshiroj aq sa edhe ti mua!!! Edhe une ndjej, kam zemer qe rreh dhe mendje qe te mendon. A nuk te duken mjaftueshem? Thjesht dua ta bej sepse kam ndjenja. Madje zemra ime nuk eshte e akullt. Ajo rreh si e cmendur kur ti kerkon nje puthje. E c’faj ka kjo e shkrete qe une nuk e ndjek?? Nuk e di nese e mban mend frazen qe dikur te thashe : Une jam aq njeri i keq sa i dal kundra edhe zemres sime.

Mendoj se mjaftueshem bera rezistence ndaj ndjenjave te mia.

Mendoj qe mjaftueshem u tregova budallacke, edhe duke refuzuar te flas. Dridhem prej prekjes tende. Emocionohem nga idea qe mund te te ndjej. Nuk e kam perjetuar prej kohesh kete gje!
E deshiroj shume momentin qe do rrembehem ne perqafimin tend. Dhe e dua shume ate cast. Me fal qe rrembehem prej deshires dhe e kerkoj shpesh!!

Propozimi me i bukur qe keni lexuar ndonjehere. A e vini ne dyshim 5 Te dua ndjej

 

Dhe me beso per dicka!!! Nese keto fjale zemre do te peshoheshin ti nuk do e mbaje dot mbi supe peshen sepse eshte shkruar me deshiren e plote per ti thene ne sy! Por edhe ti duhet te me kuptosh me shume sesa aq sa them me fjale! Besome qe cdo JO eshte nje deshire e cmendur per te thene PO. Me fal qe nuk kam mjaftueshem besim ne forcen e zemres sa per ti thene ne sy!

Une kam me shume besim tek ti sesa tek vetja!

Ndoshta as kete shkrim nuk do e lexosh. Mbase do ta fshish si shume te tjere. Por me beso per dicka. Kur te shoh ne sy te them shume, por ti duhet ta kuptosh. Do doja ta degjoje ndonjehere edhe gjuhen e shpirtit tim. Ndihem mire nese do lexosh ate qe ndjej per ty. Jam bere mjaftueshem e forte sa per ti thene ne sy fjalet magjike qe dalin nga thellesia e shpirtit tim : Te dua.

 

Shkrimi qe sapo lexuat vlen per oren e fiskultures (se zemres).

Nga A. Saliu

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    September 2017
    M T W T F S S
    « Aug   Oct »
     123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    252627282930