Kulla e sahatit te inglizit (English clock tower). Histori.
Home » Studenti Online » Dega Histori » Kulla e sahatit te inglizit (English clock tower). Histori.

Kulla e sahatit te inglizit (English clock tower). Histori.

English clock tower ndodhet ne zemer te qytetit te Shkodres. Nje kryeveper arkitektonike unike per vendin tone por edhe ne Ballkan. Ajo renkon nga pesha e historise dhe nga bastisja kriminale e vitit-1946. Fatkeqesisht vazhdon te jete e mbuluar nga pluhuri i rende i harreses sistematike nga ana e institucioneve kompetente pergjate gjithe ketyre viteve!

Kulla e sahatit te inglizit (English clock tower). Histori.

Historia e ketij ansambli ndertimor e ka zanafillen ne fillim te shekullit XIX-te kur kjo rezidence ishte prone e familjes se”Domnorëve”. Me pas autoritetet osmane ne qytetin e Shkodres ja ofrojne si dhurate tradhetarit te kombit-malazez “Bozho Kadiq“. Kjo pasi vellai i tij “Todor/Teodor Kadiq” ne vitin 1860 kishte vrare nepermjet nje atentati ne qytetin e Kotorrit, pikerisht Knjazin (Mbretin) e Crna Gora (Mali i Zi) “Danilo Petroviç”.

Per kete arsye u shperblye nga Perandoria Osmane.

Pas vdekjes se malazezit Bozho Kadiq, ky kompleks rezidencial prane kesaj zone kenetore (sot-qendra e Shkodres) filloi qe te sherbente si selia e Konsullatave franceze dhe angleze. Por me vone dhe me konkretisht pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise-Londineze nga Perandoria Osmane, tek kompleksi ne fjale u vendosen zyrat e KNK (Komisioni Nderkombetar i Kontrollit). Aty qendronte edhe “Koloneli Phillips“.

Kulla e sahatit te inglizit (English clock tower). Histori.

Nje pjese e saj kaloi ne pronesi te Lordit Alfred Paget (1913). Ai vendosi qe prane prones se tij te ndertonte nje kulle monumentale e cila u projektua ne baze te modelit & tipologjise mesjetare te keshtjellave anglez. Ne fillim do te sherbente si vend gjuetie per shpendet shtegtare qe zbrisnin mbi ujerat e ketij mocali.

Rreth vitit 1913 ne kete kulle u vendos nje mekanizem shume i sofistikuar i nje ore me 3-fusha qe u soll nga Anglia me shpenzinet e Lordit. Paget i cili paralelisht, financoi edhe restaurimin e plote te ketij kompleksi residencial. Kompleksi mori nje hijeshi karakteristike nepermjet gershetimit te stilit arkitektonik britanik dhe atij oriental. Realisht kjo kulle sahati kaq madheshtore dhe kompleksi rezidencial ne fjale, u bene qendra kryesore e perhapjes se Protestanizmit ne Shqiperi.

Gjithcka financohej nga familja Paget por ky mision ishte i destinuar qe te deshtonte. Edhe pse u investuan shuma te medha financiare per kete qellim, pak ose aspak qytetare te Shkodres arriten qe te konvertohen ne Protestanizem. Ketu perjashtojme disa elemente te caktuar (Katolike) te cilet u joshen nga parate e Familjes-Paget.

Kulla e sahatit te inglizit (English clock tower). Histori.

Me pas ky kompleks ju dhurua nje oficeri anglez i cili sherbente nen urdherat e “Ahmet Zogut“. Ne vitin 1930 kaloi ne pronesi te nje familje tregtare shkodrane (Salih Mehmeti). Ata arriten qe ta blejne nepermjet shumes se konsiderueshme prej 40.000 Franga ari. Ne vitin 1946 kompleksi ra pre e histerise komuniste ku u plackit ne menyre sistematike. Diktatori i pashpirt “Enver Hoxha” urdheroi qe mekanizmi anglez i ketij sahati te hiqej. Ai mekanizem u vendos ne kullen e sahatit ne keshtjellen e Gjirokastres ku ndodhet edhe sot!

Gjate punimeve per rindertimin dhe zgjerimin e hapesires urbanistike te qytetit te Shkodres, komunistet shkaterruan me nje deshire te shfrenuar me shume se 70% te siperfaqes se pergjithshme te ketij kompleksi. Keshtu hapen vendin e ndertimit te sheshit te:

  1. 5 Heronjeve te Vigut
  2. kryqezimit kryesor te qytetit
  3. teatrit Migjeni
  4. Radio Shkodra.
Kulla e sahatit te inglizit (English clock tower). Histori.

Qendra e Shkodres deri ne vitin 2008. Kjo qender ka marre nje ndryshim tjeter ne ditet e sotme.

Pjesa qe i mbijetoi kesaj masakre urbanistike jane pikerisht germadhat qe shohim sot. Deri ne fillim te viteve 1990 sherbyen si Muzeu Historik i qytetit te mrekullueshem te Shkodres.

Si rezultat i ndertimeve pa kriter, pamundesive financiare te pronareve te saj, mosko’ordinimit ndermjet institucioneve shteterore pergjegjese te cilat kane ne administrim kete Monument Kulture kaq te vecante pra te gjithe keto faktore po favorizojne amortizimin e tejskajshen dhe rrenimin e plote te kesaj perle arkitektonike, unike ne vendin tone!

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni